×
intervencion, 28 gusht 2013

Përfaqësuesi rus nuk ka organizuar asnjë demarsh gjatë takimit të "pesëshes" të anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së mbi Sirinë në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta britanike në lidhje me përdorimin e mundshëm të forcës kundër Damaskut, njoftuan në Përfaqësinë e Përhershme të Rusisë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Çështja e fillimit të operacionit ushtarak kundër Damaskut, me sa duket nga të gjitha, është zgjidhur. Luftanijet amerikane iu afruan bregdetit të Sirisë, ndërsa zyrtarët nga Evropa dhe SHBA-ja po deklarojnë gjithnjë e më shpesh se sulmi kundër regjimit të Bashar Al-Assad mund të ndërmerret pa sanksionimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kostoja e tij do të arrijë në miliarda dollarë, kurse zërat në qarkullim për përfshirjen e Perëndimit në konfliktin sirian kanë tronditur tashmë tregjet financiare.

Diplomatët rusë dhe kinezë u larguan nga salla e mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të OKB-së në Nju Jork, në të cilin po diskutohej projekt-rezoluta e Britanisë së Madhe, e cila propozon përdorimin e forcës ushtarake kundër Sirisë, njoftojnë mediat sot.

Operacioni ushtarak në shkallë të plotë në Siri nuk planifikohet. Siç njofton botimi "The Washigton Post", duke cituar deklaratën e Shtëpisë së Bardhë, SHBA-ja vendosi thjesht të "ndëshkojë paksa" Bashar Al-Assad: "sulmi i kufizuar me raketa" do të zgjasë vetëm dy ditë. Ndërsa Londra ia ka hyrë punës me këtë çështje shumë seriozisht: atje kanë përgatitur tashmë planin e veprimeve ushtarake për forcat e armatosura. Vëzhguesit besojnë se veprimet ushtarake kundër Damaskut do të shndërrohen në një luftë të zgjatur civile.

Sot në selinë e NATO-s do të organizohet një takim i Këshillit të Atlantikut të Veriut në niveli ambasadorësh, i thirrur me iniciativë të Shteteve të Bashkuara për të diskutuar situatën në Siri.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
31