×
presidenti, Tetor 2013

Në një intervistë për Agjencinë "Bloomberg" Zëvendësministri i Jashtëm i Rusisë, Mihail Bogdanov, tha se Rusia do të jetë dakord me çdo politikan në postin e Presidentit të Sirisë, kryesorja është që këtij personi duhet t’i besojnë banorët vendas.

Presidenti i Francës, François Hollande, në fund të tetorit është njohur si Kryetari i shtetit me popullaritet më të ulët në gjithë historinë e vendit. Sipas rezultateve të sondazhit, rejtingu i mbështetjes së tij nga popullsia ishte vetëm 26%. Në një nivel kaq të ulët vlerësimi nuk ka rënë madje as ish-presidenti krejtësisht i papreferuar prej francezëve Nikolas Sarkozi: ai e përfundoi mandatin e tij presidencial me një rejting prej 30%.

Në Meksikë të enjten hyjnë në fuqi amendamentet e Kodit Penal, të cilat do të autorizojnë Presidentin e vendit të shpallë pezullimin e vuajtjes së dënimit ose shfuqizimin e plotë të vuajtjes së dënimit për të burgosurit, të drejtat e të cilëve janë shkelur.

Presidenti i Sirisë, Bashar Al-Assad, njoftoi mbi shpalljen e amnistisë së përgjithshme.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, pranoi se ai dëshiron të jetë si lideri rus, Vladimir Putin. 

Presidentin e Rumanisë, Traian Basescu, pas përfundimit të mandatit presidencial në vitin 2014, e pret gjyqi, deklaroi sot Kryeministri i këtij vendi, Victor Ponta.

Presidenti i Republikës së Ekuadorit, Rafael Correa Delgado, mbërriti në Moskë të hënën me një vizitë zyrtare.

Ceremonia e inaugurimit të Presidentit të ri të Gjeorgjisë do të zhvillohet më 17 nëntor, njoftoi Komiteti i Ligjeve i Parlamentit gjeorgjian.

Presidenti i Venezuelës Nicolas Maduro njoftoi të enjten krijimin e Departamentit për arritjen e lumturisë më të madhe sociale.

Autoritetet meksikane i kërkuan Shteteve të Bashkuara që të fillojnë hetimet lidhur me thyerjen e postës elektronike të ish-Presidentit meksikan, Felipe Calderon.

Organizata e Kombeve të Bashkuara, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës apeluan tek autoritetet norvegjeze me kërkesën për të pranuar në territorin e vendit një pjesë të arsenalit të armëve kimike siriane për asgjësimin e tij të mëtutjeshëm.

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin i shprehu ngushëllimet e tij Presidentit të Republikës së Filipineve, Benigno Aquino, në lidhje me viktimat e tërmetit.

Refuzimi i Këshillit Kombëtar të Sirisë për të marrë pjesë në konferencën ndërkombëtare "Gjenevë-2" dëshmon në lidhje me dështimin e Perëndimit në përmbushjen e marrëveshjes me Rusinë për Sirinë, deklaroi Ministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Lavrov.

Zhvillimi i konferencës së paqes për Sirinë është i pamundur pa krijimin në vend të një qeverie të përkohshme, deklaroi Sekretari Amerikan i Shtetit, John Kerry.

Qeveria braziliane ka filluar zhvillimin e një poste elektronike të sigurtë, e cila do të mbrojë korrespondencën zyrtare nga shërbimet e inteligjencës amerikane.

Ndrojtja se Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad nuk do të bashkëpunojë në lidhje me çështjen e shkatërrimit të armëve kimike, nuk u justifikua, deklaroi ditën e martë Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në një konferencë shtypi pas Samitit të APEC.

Presidenti afgan Hamid Karzai kritikoi NATO-n, duke e akuzuar komandën e Aleancës së Atlantikut të Veriut se gjatë 10 viteve operacione ushtarake Perëndimi nuk ia arriti të sigurojë stabilitetin në vendin e tij.

Presidenti çek Milos Zeman të dielën mbërriti për një vizitë 4-ditore në Izrael.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
4
5
6
9
10
11
12
13
15
17
18
19
20
21
24
26
27
30