×
gjyq

Procesi i ri gjyqësor kundër ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi filloi të martën në Napoli. Këtë herë ai akuzohet për dhënie ryshfeti senatorëve në vitin 2007 me qëllim të minimit të pozitave të qeverisë së Romano Prodi.

Ish-Presidenti i Republikës Serbe në Bosnjë dhe Hercegovinë, Radovan Karaxhiç (Radovan Karaxhiq), dhe gjenerali Ratko Mlladiç (Ratko Mlladiq) të martën duhet të paraqiten së bashku në Gjykatën Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) në Hagë.

Gjykata Kushtetuese e Moldavisë ditën e enjte vendosi se gjuha shtetërore e Republikës nuk është gjuha moldave, por ajo rumune.

Një helikopter ushtarak e transportoi Hosni Mubarak në spitalin ushtarak të Kajros, në të cilin ai do të mbahet "nën arrest shtëpiak". Ish-Presidenti egjiptian u lirua nga paraburgimi pasi të mërkurën gjykata në Kajro mori vendimin për tërheqjen e akuzën për korrupsion këtij të fundit. Sot Zyra e Prokurorisë konfirmoi se ajo nuk do të kundështojë vendimin e gjykatës - dhe pikërisht kjo ka hequr pengesën e fundit në rrugën e transferimit të Mubarak nën arrest shtëpiak.

Tribunali Penal Ndërkombëtar për ish-Jugosllavinë shtyu deri më 26 gusht seancat dëgjimore për çështjen (rastin) e ish-Komandantit të ushtrisë së serbeve boshnjakë, Ratko Mlladiç, për shkak të gjendjes së tij të keqe shëndetësore, njoftojnë mediat lokale.

Sot gjykata ushtarake amerikane në Fort Meade do t’i shpallë aktgjykimin ushtarit amerikan Bradley Manning. Ish ushtari i thjeshtë Manning ishte informanti kryesor i website “WikiLeaks”. Prokurori ushtarak kërkon dënimin e të pandehurit në bazë të 20 aktakuzave me 60 vjet heqje lirie. Dënimi maksimal, me të cilin mund të përballet ai, është 90 vjet burg. Avokatët tashmë kanë deklaruar se ky është një dënim jashtëzakonisht kohëgjatë dhe se ata do ta apelojnë atë.

Krimineli nazist i luftës, hungarezi 98-vjeçar Laszlo Csizsik-Csatary, vdiq në Budapest pa arritur të jetonte deri në fund të procesit gjyqësor.

Në Murmansk do të zhvillohet procesi gjyqësor ndaj aktivistëve të të drejtave të njeriut nga Holanda, të cilët akuzohen për përhapjen e propagandës homoseksuale në mesin e të miturve.

Në qytetin italian Grosseto sot filloi procesi gjyqësor ndaj kapitenit të anijes turistike "Costa Concordia", Francesco Schettino.

Veprimtarët rusë të kulturës i janë drejtuar Gjykatës s
Të afërmit e viktimave të terroristit norvegjez Anders Breivik refuzuan të qëndrojnë në sallën e gjyqit gjatë fjalës së fundit të të pandehurit. Në total sallën e braktisën 30 persona.
Procesi gjyqësor mbi çështjen e Anders Breivik përfundon sot. Breivik pranoi vrasjen e 77 personave në Oslo dhe në ishullin e Utoja më 22 korrik të vitit 2011.
Prokuroria e Norvegjisë kërkoi që "pushkatari norvegjez" Anders Breivik, i cili akuzohet për vrasjen e 77 personave, të shtrohet për trajtim të detyrueshëm në një klinikë psikiatrike, raporton Agjencia France Presse.
Të enjten Gjykata në Oslo do të fillojë fazën përfundimtare të shqyrtimit të çështjes së "pushkatarit norvegjez" Anders Breivik, i cili vrau 77 persona në një sulm terrorist të dyfishtë në Norvegji vitin e kaluar.
Në procesin gjyqësor për çështjen e terroristit norvegjez Anders Breivik në verë do të deklarohet këndvështimi i tretë në lidhje me gjendjen e shëndetit të tij mendor.
Në Ankara filloi procesi gjyqësor ndaj ish-Presidenti puçist Kenan Evren dhe ish-Kryekomandantit të Forcave Ushtarake Ajrore të vendit Tahsin Şahinkaya. Dy gjeneralët e moshuar janë të mbijetuarit e vetëm midis organizatorëve të grushtit ushtarak të shtetit të vitit 1980.
Në Nju Jork filluan seancat dëgjimore në lidhje me padinë civile të ngritur kundër ish Kreut të FMN-së Dominique Strauss-Kahn.
Policia e Madridit hapi çështje penale kundër një grupi krimi të organizuar nga Serbia. Anëtarët e tij dyshohen për vrasje dhe ngrënie të njeriut.
Serbia, Spanja, vrasje, gjyq, kanibalizëm
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30