×
meteorit, 15 shkurt 2013
Internet-kompania Google për shkak të meteorit që ra mbi Ural hoqi nga faqja kryesore logon e veçantë, që i dedikohej afrimit të asteroidit 2012 DA14 me Tokën, njoftoi shërbimi rus për shtyp i Google.
Masa e trupit kozmik, rënia e të cilit u vëzhgua në mëngjesin e së premtes nga banorët e Uralit, ishte rreth 50 ton, ndërsa diametri i meteorit gati 3 metra.
Dëmi material i shkaktuar nga rënia e meteorit në qarkun e Çeljabinskut do t’i kalojë të 25 milionë €. Kjo u deklarua të premten, më 15 shkurt, nga Kreu i qarkut.
Agjencia Federale Kozmike e Rusisë ("Roskozmos") është duke zhvilluar së bashku me Akademinë Ruse
Në një dyqan online të njohur në Internet ka filluar shitja e copave të meteorit që ra në Çeljabinsk.
Tani në rajonin e Çeljabinskut ka hyrë në fuqi regjimi i situatës së jashtëzakonshme. Ulërijnë vazhdimisht sirenat e alarmit, njoftohet mbi rrezatimin e mundshëm me anë të subtitrave në kanalet televizive.
Personat, të cilët u bënë dëshmitarë të shiut meteor, shkruajnë rreth faktit se sa u tronditën nga ajo që ndodhi në rrjetet sociale: "Ishte si një skenë nga filmi mbi fundin e botës (apokalipsit).
Shiu meteor që ra mbi rajonin e Çeljabinskut, sipas të gjitha gjasave, nuk ka të bëjë me asteroidin që pritet të fluturojë afër Tokës të premten në orët e vona, mendon astronomi i Birkbeck University, Ian Crawford.
Pas rënies së meteorit në rajonin e Çeljabinskut ndihma mjekësore iu nevojit
Meteori i rënë në rajonin e Çeljabinskut peshonte disa dhjetëra ton, njoftoi bashkëpunëtori i vjetër shkencor i Observatorit rus Pulkovo, Sergei Smirnov.
Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev reagoi ndaj shiut meteorqë ra mbi rajonin e Uralit. Galeria fotografike "Kolegët kanë vënë re se mbi rajonet Çeljabinsk, Tjumen dhe në disa zona të tjera ra shi meteor.
Lideri i Partisë Liberal Demokrate të Rusisë, Vladimir Zhirinovski, mendon se nuk ka pasur asnjë rënie të fragmenteve të meteorit në rajonin e Uralit.
Ushtarakët rusë gjetën një krater me diametër rreth 6 metra në vendin ku mendohet të ketë rënë meteori - në afërsi të liqenit Çebarkul, bën me dije një përfaqësues i Qarkut Qendror Ushtarak.
Zëvendëskryeministri i Rusisë Dimitri Rogozin deklaroi mbi aktualitetin e bashkimit të vendeve kryesore të botës me qëllim të parandalimit të pushtimit të Tokës nga trupat jashtëtokësore.
Numri i të lënduarve si pasjë e rënies së meteorit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) është rritur deri në 514 vetë, njoftoi Zyra rajonale e shtypit e Ministrisë ruse të Situatave të Jashtëzakonshme.
Sipas njoftimeve të fundit, më shumë se 400 vetë pësuan lëndime të ndryshme nga rënia e fragmenteve të meteorit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk), njoftoi Zyra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
Trupat qiellorë, rënia e të cilëve është regjistruar të mërkurën në rajonin e Uralit, në zonën pranë Vollgës (Povollzhie) si dhe në Kazakistan, ishin fragmente të një meteori që shpërtheu në qiell. Sipas vlerësimeve të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ai ishte me një diametër rreth disa dhjetëra metra, peshonte gati 10 ton dhe fluturoi drejt Tokës me një shpejtësi prej 15-20 kilometra për sekondë.
Sipas të dhënave të shërbimeve speciale, edhe dy fragmente të tjera të asteroidit mund të bien në territorin e rajonit pas një ore dhe më afër natës së sotme.
Më shumë se 100 persona u drejtuan për ndihmë mjekësore në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) pas rënies atje të fragmenteve të meteorit, njofton Qendra e shtypit e Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
23
24
26
28