×
meteorit, Shkurt 2013
Zhytësit kanë gjetur në fund të liqenit Çebarkul në rajonin rus të Çeljabinskut, ku ra shiu meteor, disa kratere, në të cilët, me sa duket, mund të gjenden edhe fragmente të mëdha të meteoritit.
Shkencëtarët kanë gjetur një copë të meteoritit të Çeljabinskut me peshë mbi një kilogram. Kjo është copa më e madhe e zbuluar deri më sot e trupit qiellor, i cili shpërtheu mbi zonën e Uralit më 15 shkurt.
Projekti i programit federal rus për kundërvënien ndaj rreziqeve kërcënuese kozmike do të ketë tani shans për një zhvillim të mëtejshëm. Pas shpërthimit të meteoritit në rajonin e Uraleve, siç është raportuar nga mediat ruse, projekti iu dorëzua Zëvendëskryeministrit Dimitri Rogozin.
Sistemi i bashkuar ndërkombëtar i vëzhgimit prej 12 observatorësh do të ndihmojë për llogaritjen dhe parandalimin e sulmeve të asteroidëve dhe kometave, mendon Zëvendësdrejtori për shkencën i Observatorit kryesor astronomik Pulkovo, Aleksandër Devjatkin.
Specialistët e Universitetit federal të Uralit arritën të gjejnë fragmente të reja të meteoritit gjatë ekspeditës së radhës në rajonin e Çeljabinskut (Rusi).
Rënia e meteoritit në Çeljabinsk (Rusi) u bë një mësim i mirë për gjithë njerëzimin, këtë mendim shprehu Kryeministri i Rusisë Dimitri Medvediev në një intervistë të publikuar sot në gazetën braziliane "O Globe".
Rënia e meteoritit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) ka nxitur komunitetin shkencor global për të zhvilluar sisteme të reja paralajmëruese të kërcënimit kozmik. SHBA-ja synon të vendosë në Tokë dhe në kozmos disa komplekse vëzhgimore. Në Rusi, jo larg Kazanit (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit), do të vihet në veprim teleskopi i ri unikal "Megatortor", i aftë për të monitoruar objekte të vogla kozmike që lëvizin me shpejtësi shumë të lartë.
Çdo ditë që kalon sjell një version të ri të sulmit kozmik mbi qytetin rus të Çeljabinskut (Chelyabinsk). Nuk mbeten pas shkencëtarëve edhe gazetarët e politikanët. Po flitet mjaft aktivisht për komplotin universal dhe madje për testimin e një armë të re të zgjuar (inteligjente).
Rrjeti i stacioneve monitoruese të Traktatit të ndalimit gjithëpërfshirës të testeve bërthamore regjistroi luhatjet infrasonike të fluturimit të bolidit të Çeljabinskut.
Sipas fjalëve të një bashkëpunëtori të Universitetit federal të
Turistët e huaj po porosisin ekskursione në vendin e rënies së meteoritit në rajonin e Uralit. Kjo është njoftuar nga operatorët turistikë vendas, duke theksuar se japonezët kanë shfaqur interesimin më të madh.
Një pajisje unikale, e aftë për të monitoruar meteoritet e të gjitha madhësive, madje edhe mbeturinat kozmike, do të instalohet në Observatorin Astronomik me emrin e Engelhardt të Universitetit Federal të Kazanit dhe Privollzhkskut.
Nëse meteoriti do të kishte shpërthyer në të njëjtën gjerësi gjeografike, por vetëm katër orë më vonë, ai do të kishte fshirë nga faqja e dheut qytetin e Shën Petersburgut. Ky konkluzion i shkencëtarit amerikan Bill McGuire nuk ka të bëjë me ngjarjet e 4 ditëve të shkuara në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk), por me meteoritin Tunguska që ra në vitin 1908. Sjellja e meteoritëve është e paparashikueshme, ndërsa njerëzimi sot është krejtësisht i pambrojtur para tyre.
Në rajonin e Çeljabinskut po vazhdojnë aktivisht punimet për likujdimin e pasojave të rënies së meteoritit. Aktualisht janë meremetuar 55% e ndërtesave të dëmtuara nga vala e shpërthimit.
Bashkëpunëtorët e policisë të rajonit Çeljabinsk i konfiskuan një
Ekspertët e NASA-s korrigjuan vlerësimet e tyre në lidhje me karakteristikat e meteoritit të rënë në Ural. Sipas të dhënave të astrofizikanëve amerikanë, meteoriti peshonte rreth 10.000 ton, ndërsa fuqia e shpërthimit të tij ishte 500 kiloton.
Qendrës ruse të Mbrojtjes Planetare do t’i duhen jo më shumë se 7 vjet për krijimin e sistemit të destinuar për mbrojtjen e planetit prej rreziqeve kërcënuese nga kozmosi. Që tani në dispozicion të shkencëtarëve janë vënë 24 skenarë të shpëtimit të Tokës.
Në afërsi të liqenit të Çebarkul shkencëtarët zbuluan disa fragmente të meteorit që ra të premten në mëngjes në periferi të qytetit të Çeljabinskut.
Internet-kompania Google për shkak të meteorit që ra mbi Ural hoqi nga faqja kryesore logon e veçantë, që i dedikohej afrimit të asteroidit 2012 DA14 me Tokën, njoftoi shërbimi rus për shtyp i Google.
Masa e trupit kozmik, rënia e të cilit u vëzhgua në mëngjesin e së premtes nga banorët e Uralit, ishte rreth 50 ton, ndërsa diametri i meteorit gati 3 metra.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
23
24
26
28