×
aparate kozmike, 2013

Rover-i i parë në 37 vjet, që arriti në sipërfaqen e satelitit natyror të Tokës, filloi të transmetojë imazhe nga sipërfaqja hënore.

Aparati kozmik "Chang'e-3", në bordin e të cilit ndodhet roboti eksplorues i Hënës (moonwalker, rover) "Yutu" (ndryshe "Jade Rabbit buggy"), startoi nga kozmodromi "Xichang" (Xichang Satellite Launch Centre). Në mes të dhjetorit roboti eksplorues i Hënës duhet të aterohet në sipërfaqen e satelitit natyral të Tokës, të marrë mostrat e dheut hënor dhe të kryejë eksplorimin e mineraleve të dobishme atje. Dërgimi i astronautit kinez në Hënë mund të ndodhë pas vitit 2020.

Kina lëshoi robotin e saj të parë eksplorues të Hënës. Misioni "Chang'e-3" u nis drejt Hënës natën në të gdhirë të së hënës.

Koreja e Jugut ka si qëllim të nxjerrë në orbitën rreth Hënës një satelit të vetin dhe më pas të dërgojë në sipërfaqen e këtij trupi qiellor një robot të vogël eksplorues.

Sonda indiane e Marsit "Mangalyan" e ngriti me sukses orbitën e saj në një lartësi prej 118.000 km mbi Tokë, duke kompensuar pasojat e difektit që ndodhi një ditë më parë gjatë procesit të radhës të rritjes së orbitës, njoftoi Organizata indiane e kërkimeve kozmike.

India për herë të parë në historinë e vendit lëshoi një anije kozmike pa pilot drejt Planetit të Kuq.

Misioni shkencor me destinacion satelitin e Marsit - Phobos do të realizohet në vitin 2022, njoftoi Drejtori i Institutit të Kërkimeve Kozmike Lev Zeljonij.

India është duke u përgatitur që të bëhet vendi i pestë në dërgimin e aparateve fluturuese kozmike drejt Marsit. Është krejtësisht e qartë se në botë ​​ka filluar gara e projekteve kozmike për kolonizimin e këtij planeti.

Sonda e NASA-s "Juno" të mërkurën në mbrëmje do të fluturojë pranë Tokës, në mënyrë që të përfitojë nga "llastiku gravitacional" i saj që "do ta hedhë" drejt destinacionit të duhur - Jupiterit.

Tre të katërtat e elektronikës të përdorur në aparatet kozmike ruse janë të prodhimit të importit, njoftoi në një tryezë të rrumbullakët në Dumën Shtetërore, Sekretari i Shtetit, Zëvendëskryetari i Agjencisë Federale Kozmike "Roscosmos", Denis Lluskov.

Agjencia Federale Kozmike "Roscosmos" planifikon të lëshojë në orbitën rreth e rrotull Tokës 33 aparate kozmike të zondimit të distancuar të Tokës, njoftohet në prezantimin e konferencë mbarëruse "Aplikimi i teknologjive kozmike ​​për zhvillimin e rajoneve të Arktikut".

Specialistët e NASA-s po zhvillojnë një anije me vela mbi rrota, elektronika e të cilës do të ushqehet me energjinë e paneleve diellore.

Në Rusi ka filluar puna për realizimin e projektit të përbashkët me evropianët "EkzoMars" - dërgimin e komplekseve kërkimore në Mars në vitet 2016 dhe 2018. Në Bashkimin Prodhues Shkencor me emër të Llavoçkin-it këtë punë e mori përsipër një ekip i posaçëm. Çështjet e planit të projektimit diskutohen në kontakt të ngushtë me homologët evropianë.

Agjencia Hapësinore Amerikane (NASA) ka formuluar konceptin e misionit të aparatit automatik, të cilin planifikon ta dërgojë në Mars në vitin 2020.

"OKA-T" - kështu është quajtur zhvillimi i përbashkët i shkencëtarëve nga qyteti i Perm (në ultësirën e Uraleve) dhe Korporatës raketoro-kozmike ruse "Energjia" (russ. “Энергия”).
Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” me ndihmën e instrumentit "Sample Analysis at Mars” mundësoi zbulimin e faktit se atmosfera marsiane përmban 4 herë më shumë izotop të lehtë (argon-36) në krahasim me atë më të rëndë (argon-38).
Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” humbi lidhjen me Tokën për shkak të pozicionimit të përkohshëm të Marsit pas Diellit. Në kohën kur Marsi ndodhet prapa Diellit sinjalet e radios i mbysin zhurmat e shkaktuara nga kurora diellore.
Shkencëtarët e NASA-s konfirmojnë se duke depërtuar në thellësi
Roboti eksplorues i Marsit “Curiosity” i NASA-s u nxorr nga regjimi "sleep mode" dhe po vazhdon të punojë tani në regjim normal, u njoftua në microblog-un zyrtar të aparatit në Twitter.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31