×
Napoleoni, 2012
Itinerari "Moskë - Paris". Marshimi i kalorësve kozakë rusë përfundoi me sukses. Kuajt e racës së Donit, po ashtu si dhe 200 vjet më parë, kur të hipur mbi ta përshkuan Europën luftëtarët e korparmatës së prijësit (atamanit) legjendar rus Pllatov, e kaluan në mënyrë të shkëlqyer provën. Duke përsëritur rrugën e paraardhësve të vet, detashmenti i kozakëve përshkoi gati tre mijë kilometra.
Në Vjenë u zhvillua Konferenca shkencore ndërkombëtare "Viti 1812. Luftërat e Napoleonit dhe pasojat e tyre për Rusinë dhe Austrinë, formimin e një Europe të re". Ajo hapi serinë e aktiviteteve dedikuar 200-vjetorit të fitores së Rusisë mbi ushtrinë e Napoleonit, të cilat do të zhvillohen në 12 vende të Evropës.
200-vjetori i luftës së Rusisë me Napoleonin ka ringjallur interesin ndaj kësaj ngjarjeje jo vetëm të historianëve rusë, por edhe atyre të huaj. Sot (më 26 qershor) në Vjenë u organizua një konferencë shkencore ndërkombëtare me temë "Viti 1812. Luftërat e Napoleonit dhe pasojat e tyre për Rusinë dhe Austrinë, formimin e një Europe të re".
Kozakët e Donit po përgatiten “për të mësyrë Parisin”. Ata vendosën t'ia përkushtojnë aktivitetin e tyre të pazakontë një date të shënuar - 200 vjetorit të fitores së Luftës Patriotike të vitit 1812. Karvani i kavalerisë do të niset për rrugë në shtator nga Moska dhe pas dy muajsh do të mbërrijë në kryeqytetin francez. “Ky është marshimi i paqes, marshim në kujtim të të rënëve në këtë luftë, të luftëtarëve rusë e francezë”, - vërejnë në Komitetin organizativ të fushatës “Moskë-Paris”.
Këtë vit do të kremtohet 200-vjetori i fitores së Rusisë në Luftën Patriotike kundër Napoleonit.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2012
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31