×
Armët e Rusisë, 2013

Udhëheqja politiko-ushtarake e Rusisë mund të marrë vendimin përfundimtar në lidhje me modernizimin e kryqëzorit raketor bërthamor, të lënë në rezervë, "Admiral Nahimov". Supozohet se pas modernizimit kryqëzori do të bëhet pjesë e Flotës ruse të Oqeanit Paqësor.

Në rajonin Izhevsk të Rusisë filloi punën koncerni "Kallashnikov". Brendi (marka) botëror bashkoi aftësitë e projektimit dhe potencialin e prodhimit të kompanive më të mira të industrisë së armëve automatike të vendit. Sot (më 18 shtator) koncernin do ta vizitojë Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.

Përkundër orientimit të përgjithshëm të "MAKS" nga teknika e aviacionit, tematika e mbrojtjes kundërajrore në këtë Sallon tradicionalisht është e paraqitur gjerësisht. Prodhuesi kryesor rus i sistemeve të mbrojtjes kundërajrore - Koncerni "Allmaz-Antej" - do të paraqesë gjatë zhvillimit të "MAKS" një sërë produktesh të reja, të cilat në një afat të shkurtër duhet të hyjnë në shërbim të ushtrisë.

Në qarkun e Orenburg-ut (rajoni i Uraleve) filloi ndërtimi i një stacioni të ri radiolokacioni (radar) të tipit "Voronezh". Edhe një tjetër radar po i tillë i brezit të ri, pjesë e sistemit të paralajmërimit të hershëm të sulmeve raketore, po vihet në regjim operacional në rajonin e Irkutsk (Siberi Perëndimore). Ushtarakët premtojnë se deri në vitin 2018 rrjeti i radarëve më të fundit do të marrë mbi vete kontrollin e hapësirës ajrore mbi territorin e Rusisë.

Rusia po rivendos praninë e saj në Detin Mesdhe. Në përbërjen e grupit të përzier të luftanijeve dhe anijeve të mbështetjes të Flotave ruse të Veriut, Detit Balltik dhe Detit të Zi në Mesdhe sot numërohen pothuajse 10 syresh. Përgjegjësia kryesore i është ngarkuar Flotës së Detit të Zi, anijet e së cilës kanë vizituar gjatë vitit të kaluar 17 herë rajonin e Detit Mesdhe.
Në Emiratet e Bashkuara Arabe përfundoi ekspozita prestigjioze e pajisjeve ushtarake dhe armatimeve - IDEX 2013. Prodhuesit rusë kanë paraqitur në këtë forum shumë modele të reja të armëve dhe teknikës ushtarake, të cilat destinohen për t'u bërë “hite të shitjeve” në dekadën e ardhshme, duke përfshirë edhe tankun “T-90SM” (russ. Т-90СМ).
Eksporti i prodhimeve të ndërmarrjes ruse "Izhmash" në Shtetet e Bashkuara, në bazë të rezultateve të vitit 2012, është rritur me 15 %. Kompania ka rritur në mënyrë të ndjeshme cilësinë e produkteve të veta - llojeve të ndryshme të armëve sportive dhe të gjuetisë - dhe tani ka ndërmend të forcojë pozitën e saj në tregun amerikan.
Flota e forcave ushtarake detare të Rusisë është pajisur tani me një teknikë të re. Në armatimet e aviacionit të saj u vu në shërbim aeroplani ushtarak i transportit “An-140” (russ. «Ан-140»).
Ushtria ruse është pajisur tani me transportuesin e ri të blinduar ushtarak të modelit “BTR-82” (russ. «БТР-82»), të prodhuar në uzinën e qytetit Arzamas. Para se t’i dorëzohej trupave të armatosura të vendit ai kaloi një test drive në poligonin e uzinës.
Rusia dhe Kina kanë ndërmend të modernizojnë forcat e tyre strategjike. Megjithatë ato kanë zgjedhur qasje të ndryshme përkatësisht zëvendësimit të raketave të tyre kryesore të rënda.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31