×
Armët e Rusisë, Nëntor 2012
Nëndetësja më e fundit bërthamore shumëqëllimore "Severodvinsk" (russ. «Северодвинск») e Projektit 885 "Jasen" (russ. «Ясен») realizoi lëshimin e parë të raketës supersonike kruiz mbi objektivin në terren. Provat e funksionimit të nëndetëses, që po kryhen nga uzina e konstruktimit të saj, tashmë janë në përfundim e sipër dhe në muajt e ardhshëm ajo do t’i transferohet për përdorim Flotës ushtarake detare.
Sistemet e lëvizshme të raketave do të maskohen në një mënyrë krejtësisht të re. Makinat, të cilat janë të afta të imitojnë sistemet e lëshimit të raketave, do të hyjnë në shërbim të Forcave Raketore në vitin 2013. Siç shpjeguan në Ministrinë e Mbrojtjes të Rusisë, teknologjia e re destinohet të rrisë mbrojtjen e efektivit dhe armatimeve të Forcave Raketore nga goditjet e kundërshtarit potencial.
Raketëmbajtësja "Juri Dollgorukij" (russ. «Юрий Долгорукий») përfundoi tashmë testimet. Anija do të vihet në shfrytëzim vitin e ardhshëm. Po atëhere Flotës do t’i transferohet edhe nëndetësja më e re bërthamore shumë-qëllimore "Severodvinsk" (russ. «Северодвинск»), afati i dorëzimit të së cilës ishte planifikuar fillimisht për në vitin 2012.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2012
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
20
21
22
23
24
25
26
27
29
30