×
shërbimet speciale

Edward Snowden e konsideron të realizuar misionin e marrë mbi vete. Për këtë demaskuesi (maskëçjerrësi) i veprimtarisë së shërbimeve të fshehta të SHBA-së deklaroi në intervistën e vet me botimin "The Washington Post".

SHBA-ja blen për pesë para vëllime masive informacioni sekret prej Qendrës së Komunikimit Qeveritar të Britanisë së Madhe, deklaroi deputeti britanik George Galloway.

Arabia Saudite është e gatshme t’i vërë në dispozicion Izraelit aerodromet e veta ushtarake dhe t’i ofrojë një kompleks të tërë shërbimesh, në qoftë se Tel Avivi do të vendosë të godasë Iranin. Ky lajm fantastik është përhapur kohët e fundit nga mediat botërore. Në fakt, disa ekspertë nuk e quajnë aspak të mbinatyrshëm një skenar të tillë të zhvillimit të ngjarjeve.

Bashkëpunëtorët e shërbimit sekret të SHBA-së, të cilët ruajnë zyrtarët e lartë të vendit, gjatë viteve të fundit kanë kryer veprime të pamoralshme në 17 vende, deklaroi anëtari i Nënkomitetit për çështjet e sigurisë kombëtare të Kongresit amerikan, Senatori republikan Ronald Johnson.

Qendra britanike e Komunikimit Qeveritar (GCHQ) ka përdorur për spiunazh faqe të rreme të ngjashme me faqet e rrjetit social "LinkedIn" dhe edicionit të Internetit "Slashdot".

Moska i konsideron të papranueshme veprimet e agjentëve sekretë të SHBA-së, të cilët, duke u paraqitur si përfaqësues të kompanive private, provokuan qytetarin rus Roman Kvinikadze të shkelë ligjin, në mënyrë që ta arrestonin atë, duke e joshur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nën pretekstin e "nënshkrimit të një marrëveshje".

Rusia konfirmoi rifillimin e bashkëpunimit me shërbimet sekrete të Britanisë së Madhe lidhur me çështjet e garantimit të sigurisë së Olimpiadës në Soçi.

Shërbimet e zbulimit të Brazilit kanë mbikëqyrur diplomatët nga Rusia, shkruan gazeta braziliane "Folha de Sao Paulo" me referim tek dokumentet e Agjencisë së Zbulimit të Brazilit - ABIN.

Shërbimi Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës së Gjermanisë njoftoi mbi rekrutimin e bashkëpunëtorëve me njohuri të gjuhës çeçene.

Udhëheqësit evropianë janë tani tepër të indinjuar nga veprimet e Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) të SHBA-së dhe kërkojnë marrjen e masave. Por që në 11 korrik të vitit 2001 Parlamenti Evropian pat publikuar ​​një raport mbi rrjetin e spiunazhit ECHELON dhe pasojat e trishtueshme të funksionimit të tij për popullsinë dhe bizneset në Evropë.

Parlamenti Evropian do të dërgojë në SHBA një grup deputetësh për të marrë të dhënat e nevojshme mbi përgjimin e mundshëm nga ana e shërbimeve sekrete amerikane të telefonave celularë të politikanëve kryesorë të BE-së.

Themeluesi i site "WikiLeaks" Julian Assange përgënjeshtroi zërat në qarkullim se ish-agjenti i CIA-s Edward Snowden është marrë në pyetje nga shërbimet ruse të sigurisë gjatë qëndrimit të tij në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës, njofton gazeta australiane "Age".

Shërbimet e inteligjencës të SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kanë survejuar Dimitri Medvediev. Kjo ka ndodhur gjatë Samitit të "Njëzetëshes së Madhe" në Londër, në të cilin Medvediev mori pjesë në vitin 2009. Kjo u bë e njohur në sajë të dëshmive publike të ish-bashkëpunëtorit të CIA-s dhe oficerit të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë të SHBA-së (NSA), Edward Snowden.
Shërbimet gjermane të Inteligjencës kanë përforcuar kontrollin ndaj refugjatëve çeçenë pas sulmit terrorist në Boston, si autorë të të cilit janë akuzuar vëllezërit çeçenë Xhohar dhe Tamerllan Carnaev.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30