×
azil politik, Gusht 2013

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi megjithatë udhëtimin e vet në Moskë për takimin e planifikuar me Presidentin Vladimir Putin. Por për pjesëmarrje në Samitin e "Njëzetëshes së Madhe" në Shën Petersburg, i cili do të mbahet me 5-6 shtator, Obama do të vijë patjetër. Në një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë thuhet se do të ishte më "konstruktive" të shtyhej takimi deri në kohën e arritjes së rezultateve më të rëndësishme, më me peshë "në agjendën e përbashkët".

Lajmi i dhënies së azilit të përkohshëm politik Edward Snowden në Rusi u bë një nga temat qendrore të diskutimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikanët në Kongres shpërthyen në një histeri të paparë antiruse, duke bërë thirrje për anulimin e vizitës së ardhshme të shtatorit të Barack Obamës në Moskë dhe Shën Petersburg.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, preferoi të mos e komentojë situatën rreth ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, të cilit iu dha azil i përkohshëm politik në Rusi.

SHBA-ja e privoi vetë Rusinë nga zgjedhja lidhur me çështjen e dhënies së azilit politik ish-oficerit të arratisur të CIA-s, Edward Snowden, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Amnesty International e vlerëson pozitivisht dhënien e azilit të përkohshëm nga ana e Rusisë ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, deklaroi ditën e enjte Kreu i organizatës së të drejtave të njeriut në Moskë, Sergei Nikitin.

Ish-agjenti i zbulimit amerikan Edward Snowden e ka quajtur "triumf të drejtësisë" vendimin e autoriteteve ruse për t'i dhënë atij azil të përkohshëm.

Ish-bashëpunëtori i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, ditën e enjte u largua nga aeroporti "Sheremetievo" i Moskës, nga zona e tranzitit, ku ai qëndroi për më shumë se një muaj që nga 23 qershori dhe aktualisht ndodhet në territorin e Rusisë, njoftoi përfaqësuesi i aeroportit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
6
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31