×
azil politik, 2013

Autoritetet braziliane nuk nxitojnë aspak për t’i dhënë azil politik ish-bashkëpunëtorit të Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden. Megjithatë, tani ato do të jenë thjesht të detyruara që ta bëjnë këtë, mendojnë disa parlamentarë brazilianë.

Autoritetet braziliane nuk janë të interesuara për t’i dhënë azil politik ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden, njoftojnë mediat lokale duke cituar deklaratën përkatëse të qeverisë.

Ish-oficeri i Agjencisë Kombëtare amerikane të Sigurisë (NSA), Edward Snowden, iu drejtua autoriteteve të Brazilit me kërkesën për azil politik, shkruan gazeta braziliane "Folha de S.Paulo".

Babai i ish-agjentit të CIA-s Edward Snowden deklaroi se nuk e këshillon djalin e tij të kërkojë azil në Gjermani.

Tezja e Liderit të Koresë së Veriut, Kim Jong-Yun, ka marrë azil politik në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në Gjermani politikanët po vazhdojnë të debatojnë ashpër në lidhje me mundësinë e dhënies së azilit politik Edward Snowden. 

Vendimin për dhënien e azilit të përkohshëm politik ish-agjentit të CIA-s, Edward Snowden, në Rusi e mbështesin 37% e qytetarëve rusë, dëshmojnë rezultatet e publikuara sot të një sondazhi të zhvilluar nga Qendra kombëtare ruse e studimit të opiniot publik.

Presidenti amerikan Barack Obama e anuloi megjithatë udhëtimin e vet në Moskë për takimin e planifikuar me Presidentin Vladimir Putin. Por për pjesëmarrje në Samitin e "Njëzetëshes së Madhe" në Shën Petersburg, i cili do të mbahet me 5-6 shtator, Obama do të vijë patjetër. Në një deklaratë të shkurtër të Shtëpisë së Bardhë thuhet se do të ishte më "konstruktive" të shtyhej takimi deri në kohën e arritjes së rezultateve më të rëndësishme, më me peshë "në agjendën e përbashkët".

Lajmi i dhënies së azilit të përkohshëm politik Edward Snowden në Rusi u bë një nga temat qendrore të diskutimeve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Politikanët në Kongres shpërthyen në një histeri të paparë antiruse, duke bërë thirrje për anulimin e vizitës së ardhshme të shtatorit të Barack Obamës në Moskë dhe Shën Petersburg.

Presidenti i SHBA-së, Barack Obama, preferoi të mos e komentojë situatën rreth ish-bashkëpunëtorit të CIA-s, Edward Snowden, të cilit iu dha azil i përkohshëm politik në Rusi.

SHBA-ja e privoi vetë Rusinë nga zgjedhja lidhur me çështjen e dhënies së azilit politik ish-oficerit të arratisur të CIA-s, Edward Snowden, mendon Kreu i Komitetit të Dumës Shtetërore për çështjet ndërkombëtare, Aleksei Pushkov.

Amnesty International e vlerëson pozitivisht dhënien e azilit të përkohshëm nga ana e Rusisë ish-bashkëpunëtorit të shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, deklaroi ditën e enjte Kreu i organizatës së të drejtave të njeriut në Moskë, Sergei Nikitin.

Ish-agjenti i zbulimit amerikan Edward Snowden e ka quajtur "triumf të drejtësisë" vendimin e autoriteteve ruse për t'i dhënë atij azil të përkohshëm.

Ish-bashëpunëtori i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, ditën e enjte u largua nga aeroporti "Sheremetievo" i Moskës, nga zona e tranzitit, ku ai qëndroi për më shumë se një muaj që nga 23 qershori dhe aktualisht ndodhet në territorin e Rusisë, njoftoi përfaqësuesi i aeroportit.

Avokati i Edward Snowden, Anatoli Kuçerena, është i gatshëm ta çojë çështjen në gjyq, nëse Snowden-it nuk do t'i jepet azili politik në Rusi.

Ish-bashkëpunëtori i CIA-s, Edward Snowden, në ditët e ardhshme mund të jetë i lirë dhe të largohet nga zona e tranzitit e aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo" të Moskës, njoftoi ditën e mërkurë avokati i tij këshillues, Anatoli Kuçerena.

Autoritetet gjermane njoftojnë mbi një rritje të theksuar të numrit të refugjatëve në vend, të cilët kërkojnë azil politik.

Ish-bashkëpunëtori i shërbimeve amerikane të zbulimit, Edward Snowden, i paraqiti kërkesën zyrtare për dhënien atij të azilit të përkohshëm politik në Rusi përfaqësuesit të Shërbimit Federal të Migracionit të Federatës Ruse, njoftoi avokati Anatoli Kuçerena, i cili këshilloi Edward Snowden.

Ish-bashkëpunëtori i shërbimeve amerikane të inteligjencës, Edward Snowden, i cili tashmë që prej 3 javësh ndodhet në zonën e tranzitit të aeroportit ndërkombëtar "Sheremetievo” të Moskës, do të mund të lëvizë lirisht në Rusi gjatë kohës së shqyrtimit të kërkesës së tij për marrjen e statusit të azilit politik.

Ish-bashkëpunëtori i CIA-s Edward Snowden premton të përmbushë kushtet për marrjen e azilit politik në Rusi dhe nuk do t'i shkaktojë dëm Shteteve të Bashkuara, njoftuan pjesëmarrësit e takimit me të në aeroportin ndërkombëtar “Sheremetievo” të Moskës.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31