Aeroplani An-2 kreu sot një ulje të detyruar në Republikën Tuva (Siberi). Sipas të dhënave paraprake, një person gjeti vdekjen dhe tre të tjerë kanë marrë trauma të rënda.
Në qarkun Magadan (rajoni i skajshëm verilindor i Rusisë) sot u rrëzua aeroplani transportues An-12. Sipas të dhënave paraprake, të gjithë 11 personat që ndodheshin në bordin e tij gjetën vdekjen.