×
aviakatastrofë

Të paktën 119 vetë u bënë viktima të rënies së avionit ushtarak algjerian të transportit, që u rrëzua të martën në lindje të vendit, njofton kanali televiziv lokal "An-Nahar".

Në Siberi u rrëzua avioni ushtarak i transportit "An-12". Aeroplani po kryente fluturimin nga aeroporti i Novosibirskut "Elcovka" për në uzinën e avionëve të Irkutskut.

Më 17 nëntor, ndërsa po realizonte uljen në aerodrom, u rrëzua avioni "Boeing-737" që po fluturonte nga aeroporti "Domodedovo" i Moskës për në Kazan. Në bordin e tij ndodheshin 44 pasagjerë dhe 6 anëtarë të ekuipazhit. Fatkeqësisht të gjithë ata humbën jetën.

Komisioni teknik raportoi rezultatet paraprake të deshifrimit të të dhënave të vetëregjistruesit parametrik të bordit të avionit "Boeing 737", i cili u rrëzua në aeroportin e Kazanit.

Të dhënat e para të marra nga vetëregjistruesit parametrikë të avionit "Boeing 737", i cili u rrëzua më 17 nëntor në aeroportin e Kazanit.

Rrëzimi i avionit "Boeing-737" në Kazan u bë një nga katastrofat më të mëdha ajrore në historinë e Rusisë. Hetimi i shkaqeve të rrëzimit të aeroplanit të kompanisë ajrore "Tartarstan", i cili mori jetët e 50 vetëve, tashmë ka filluar. Janë gjetur “kutitë e zeza” të bordit të aeroplanit dhe janë dërguar për deshifrim.

Një nga regjistruesit e të dhënave të fluturimit (ndryshe quhen kuti e zezë), i cili i përkiste avionit "Boeing" që u rrëzua në Kazan, rezultoi të ishte bosh.

Punimet në vendin e rrëzimit të avionit “Boeing-737” në Kazan është planifikuar të përfundojnë në 18:00 me orën e Moskës, njoftoi Zëdhënësi i Ministrisë së Situatave të Jashtëzakonshme të Rusisë Oleg Voronov.

Në Republikën e Tartarstani sot është shpallur ditë zie për viktimat e aksidentit ajror që ndodhi në aeroportin ndërkombëtar "Kazan". Të dielën, më 17 nëntor, aeroplani "Boeing-737-500" u rrëzua gjatë kohës së aterimit në aerodrom. Si rezultat i kësaj katastrofe ajrore gjetën vdekjen të gjithë personat që ndodheshin në bordin e tij: 44 pasagjerët dhe 6 anëtarët e ekuipazhit.

Të dyja "kutitë e zeza" të aeroplanit që u rrëzua në Kazan u gjetën, njoftoi të hënën Kryetarja e Komitetit Ndërshtetëror të Aviacionit, Tatiana Anodina.

Versionet bazë të shkaqeve të rrëzimit të avionit në Kazan janë gabimi në pilotim dhe difektet teknike, njoftoi Zëdhënësi i Komitetit Hetimor të Rusisë, Aleksandër Polltinin.

Hetimi është duke shqyrtuar 5 versione të katastrofës ajrore të "Boeing 737" në Kazan. Prej tij është përjashtuar opsioni i sulmi terrorist, deklaroi për gazetarët Ministri i Transportit i Federatës Ruse, Maksim Sokollov.

Një shtetase britanike humbi jetën në aksidentin ajror që mori jetët e 50 personave në Kazan.

Ekuipazhi i avionit "Boeing", që u rrëzua në Kazan, kishte informuar paraprakisht dispeçerinë ajrore lokale mbi mosgatishmërinë e vet për kryerjen e uljes në aeroport, me sa duket për shkak të problemeve teknike, njoftojnë autoritetet e Tartarstanit.

Djali i Presidentit të Tartarstanit, Irek Minihanov, humbi jetën si pasojë e rrëzimit të avionit "Boeing 737" në Kazan në mbrëmjen e 17 nëntorit.

Në Kanada u rrëzua një avion pasagjerësh. Si rezultat i kësaj katastrofe ajrore humbën jetën 5 persona.

Në veri të Bolivisë, në zonën e lumit Amazona, u rrëzua një avion, në bordin e të cilit ndodheshin 18 persona.

Të dy pilotët e helikopterit "Ka-52", të rrëzuar në juglindje të Moskës, janë hospitalizuar.

Në juglindje të Moskës u rrëzua një helikopter, njoftuan organet e zbatimit të ligjit të kryeqytetit.

Një avion zjarrfikës, i përfshirë në shuarjen e zjarreve pyjore në shtetin australian të New South Wales, u rrëzua të enjten 200 kilometra nga Sydney.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30