×
grusht shteti

Presidenti i Ukrainës Viktor Janukoviç (Viktor Yanukovych) deklaroi se në vend po ndodh një grushti shteti i vërtetë dhe se Kryetari i shtetit nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, njoftuan mediat duke cituar këshilltaren presidenciale Anna German (Herman).

Parlamenti iranian ka ndërmend t’u kërkojë SHBA-së dhe Britanisë së Madhe kompensim për dëmin e shkaktuar si pasojë e organizimit të grushtit të shtetit në vitin 1953, gjatë të cilit në vend u kthye i mërguari më parë Shahu Mohammad Reza Pahlavi.

Organizata joqeveritare "Arkivi i Sigurisë Kombëtare" (ang. "National Security Archive") përhapi në Uashington ​​një dokument, në të cilin CIA për herë të parë pranon zyrtarisht rolin e saj në grushtin e shtetit të vitit 1953 në Iran, kur u rrëzua Kryeministri i zgjedhur demokratikisht, Mohammed Mossadegh.

Revolucioni i dytë në Egjipt është vetëm në fazën e fillimit të vet, ndërsa opinionin publik e mundon, madje e torturon, pyetja konspirative: nëse ishin vallë ushtarakët egjiptianë vetëm ekzekutues të vullnetit të popullit?

Ushtria e Egjiptit po përgatitet për të përballuar protestat masive të mbështetësve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi. Komanda e forcave të armatosura të vendit premtoi se do të përmbahet nga masat represive kundër demonstruesve, në qoftë se aksionet e tyre të protestës do të kenë karakter paqësor.

Gjykata e Emirateve të Bashkuara Arabe shpalli fajtorë shumicën e 94 të akuzuarve për krijimin e një organizate të paligjshme me qëllim marrjen e pushtetit, njoftoi televizioni i Abu-Dhabi.

Sot në Emiratet e Bashkuara Arabe po gjykohen 94 persona të dyshuar për organizimin e një grushti shteti. Ata dyshohen për krijimin e një shoqërie të fshehtë që ka gjasa të ketë lidhje me organizatën politiko-fetare "Vëllazëria Myslimane".
Në Eritrea ka patur një tentativë për kryerjen e një grushti shteti. Puçistët shtinë në dorë Ministrinë e Informacionit dhe zyrat e televizionit shtetëror në kryeqytetin Asmara.
Qeveria kalimtare e Guinea-Bissau ka akuzuar Portugalinë për nxitje të një grushti shteti në koloninë e saj të mëparshme, pas asaj kur persona të armatosur (militantë) sulmuan më 21 tetor kazermat ushtarake në periferi të kryeqytetit të vendit Bissau.
Katër ushtarakë amerikanë po përgatisnin një grusht shteti dhe vrasjen e presidentit
Trupat ushtarake që i qëndrojnë besnike ish-Presidentit Amadou Toumani Touré në Mali, si
Ushtarakët, të cilët u ngritën në revoltë në Guinea-Bissau, arrestuan tashmë veprimtarët kryesorë politikë të vendit.
Autoritetet amerikane vendosën të tërheqin nga Mali vullnetarët e "Peace Corps" dhe u rekomanduan diplomatëve amerikanë, që nuk mbajnë poste kyçe në Ambasadën e SHBA-ve, të largohen nga vendi ku muajin e kaluar ndodhi një grusht shteti ushtarak.
Këtë javë në Mali duhet të bëhet transferimi i pushtetit nga ushtarakët, të cilën kryen grusht shteti në vend, te administara civile. Qeveria e re duhet të zgjidhë në mënyrë imediate problemin e tuaregëve - fisit të rebeluar që ka pushtuar disa qytete në veri të Mali.
Kryengritësit malianë shpallën pavarësinë e rajonit Azavad në veri të vendit - vendlindja historike e fiseve Tuerege.
Në Mali ushtarakët, të cilët me anë të grushtit të
Në Mali pjesëmarrësit e grushtit ushtarak të shtetit po shkatërrojnë e po plaçkisin Pallatin presidencial dhe institucionet qeveritare, të cilat i morrën dje nën kontroll.
Presidenti i Mali Amadou Toumani Touré kërkoi azil politik në Ambasadën amerikane në bamako, njofton botimi francez “La Lettre du Continent&rdquo
Grushti ushtarak i shtetit në Mali u bë pasojë e drejtpërdrejtë e destabilizimit në veri të vendit, ku trupat qeveritare po tërhiqen nën presionin e kryengritësve tuaregë. Ndërsa arsyeja e suksesit të kryengritësve, sipas mendimit të ekspertëve, u bë ardhja kohët e fundit në Mali e fiseve të shumta Tuarege, të cilat patën luftuar më parë në anën e Muammar Gaddafi.
Në Mali ushtarakët lëshuan një deklaratë, sipas së cilës pezullohet veprimi i Kushtetutës në vend dhe shpërndahen institucionet shtetërore.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30