×
Rosoboronexport, 2013

Rusia dhe India ranë dakord për të krijuar një sipërmarrje të përbashkët në Indi për prodhimin dhe mirëmbajtjen e predhave reaktive për sistemin reaktiv rus të zjarrit me breshëri (russ. ПСЗО; shqip PSZO) "Smjerç", njoftuan në kompaninë shtetërore ruse të eksportit të armatimeve "Rosoboroneksport".

Rusia është e interesuar për furnizimin e armëve në Egjipt, çështja varet vetëm nga aftësia e këtij vendi për të paguar, njoftoi ditën e premte përfaqësuesi i "Rosoboronexport", duke komentuar njoftimet mbi faktin se kontratat e mbrojtjes me vlerë më shumë se 4 miliardë $ do të diskutohen javën e ardhshme gjatë vizitës së Ministrit të Mbrojtjes të Rusisë, Sergei Shoigu, në Kajro.

Aeroplanmbajtësja "Vikramaditya" (ish "Admiral Gorshkov"), e cila është planifikuar t'i dorëzohet palës indiane më 15 nëntor, do të mbërrijë në Indi në shkurt të vitit 2014, njoftoi të mërkurën gazetarët Zv. Drejtori i Përgjithshëm i kompanisë ruse Rosoboronexport, Viktor Komardin.

Rusia është duke rritur pjesën e vet në tregun botëror të armëve dhe teknikës ushtarake. Kompania "Rosoboroneksport" që në fillim të shtatorit ka realizuar 75% të planit vjetor për eksportin e armëve. Vëllimi i shitjeve të armëve dhe teknikës ushtarake jashtë vendit për më pak se 9 muaj ka arritur në 9.7 miliardë dollarë. Siç pritet, gjithsej do të shiten jo më pak armë se vitin e kaluar, që domethënë në shumën prej 1.3 miliardë dollarë.

Kompania ruse "Rosoboroneksport" në fillim të shtatorit të vitit 2013 ka kryer 75% të planit vjetor të shitjes së armëve dhe pajisjeve ushtarake jashtë vendit.

Rusia që nga viti 2011 nuk ka nënshkruar asnjë kontratë për furnizimin në Siri të sistemeve dhe armatimeve madje as të destinacionit mbrojtës, njoftoi Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i "Rosoboronexport", Viktor Komardin.

Komplekset raketore "S-300", të destinuara për t'u dërguar në Iran, aktualisht janë demontuar plotësisht dhe dërguar për utilizim, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i koncernit të mbrojtjes kundërajrore "Allmaz-Antej" Vlladisllav Menshikov.

"Rosoboronexport" shpreson në zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Kinën në industrinë e aviacionit - një nga komponentët më të rëndësishëm të projekteve të përbashkëta, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i sipërmarrjes Anatoli Isajkin gjatë pritjes së ekipit kinez të pilotëve në "MAKS-2013".

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31