×
protesta, 2 dhjetor 2013

Protestat në Kiev u përgatitën për zgjedhjet presidenciale në Ukrainë, mendon Presidenti rus Vladimir Putin.

Opozita ukrainase, përkrahësit e të cilës po zhvillojnë protesta masive në Kiev dhe qytete të tjera të vendit, ka filluar negociatat për krijimin e qeverisë së përkohshme.

Mijëra njerëz janë mbledhur në një miting të hënën në mbrëmje në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në qendër të kryeqytetit ukrainas - Kiev, tubimit vazhdojnë t’i bashkohen shumë pjesëmarrës të tjerë.

Gjatë përleshjeve midis policisë dhe pjesëmarrësve të protestave nëpër rrugët e Kievit u lënduan më shumë se 40 gazetarë që pasqyrojnë ngjarjet në kryeqytetin ukrainas.

Gjatë fundjavës kryeqyteti ukrainas u trondit nga trazirat masive. Si rezultat i përleshjeve u plagosën 165 pjesëmarrës të aksioneve të protestave dhe më shumë se njëqind oficerë të zbatimit të ligjit. Tani protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesës së qeverisë ukrainase dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e saj.

Ministri ukrainas i Mbrojtjes Pavell Lebediev përgënjeshtroi sot informacionin e shfaqur në Internet në lidhje me faktin se drejt Kievit po avancojnë njësitë e tankeve për vendosjen e gjendjes së jashtëzakonshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen, u bëri thirrje të gjitha palëve kundërshtare në Ukrainë që të përmbahen nga përdorimi i dhunës, ndërsa autoriteteve të vendit për të respektuar lirinë e fjalës dhe të tubimit.

Në mëngjesin e së hënës, më 2 dhjetor, nga Sheshi i Pavarësisë (Majdani) në Kiev, ku u mblodhën përkrahësit e opozitës, drejt ndërtesës së qeverisë u nis një kolonë prej 5-6 mijë protestuesish.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
14
15
19
20
21
22
24
25
26
28
29
30
31