×
protesta, Gusht 2013

Në Berlin u zhvillua një demonstratë kundër ndërhyrjes ushtarake në konfliktin sirian nga ana e vendeve perëndimore.

Çmontimi i minaresë në rajonin Adigeni në jugperëndim të Gjeorgjisë provokoi trazira në mesin e popullsisë myslimane të vendit.

Më shumë se 50.000 filipinas u mblodhën në kryeqytetin e vendit - Manila për të protestuar kundër korrupsionit qeveritar, u njoftua në Facebook dhe Twitter.

Dhjetra gra suedeze të besimeve të ndryshme kanë postuar në Internet fotografi, në të cilat ato kanë dalë me ferexhe (hixhabë).

Trazirat në qytetet e mëdha të Egjiptit nuk kanë prekur zonat turistike të vendit - situata atje mbetet e qetë, njoftuan për Agjencinë "RIA Lajmet" qytetarët rusë që pushojnë aktualisht në resortet Hurghada dhe Sharm el-Sheikh.

Policia e Koresë së Jugut përdori sot topat e ujit për shpërndarjen e demonstruesve në qendër të kryeqytetit.

Përleshjet mes demonstruesve dhe policisë, të cilat ndodhën ditën e mërkurë në Egjipt, sipas të dhënave të fundit, kanë çuar në vdekjen e 525 njerëzve, njoftojnë në Ministrinë e Shëndetësisë të vendit.

Lëvizja egjiptiane "Vëllazëria Myslimane" të enjten pasdite ka ndërmend të organizojë një demonstratë në Kajro, ku është shpallur gjendja e jashtëzakonshme dhe vepron ora e shtetrrethimit, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes.

Bashkëpunëtorët e forcave egjiptiane të sigurisë arrestuan ditën e mërkurë disa nga liderët e "Vëllazërisë Myslimane", thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të vendit.

Mbi 100 vetë humbën jetën si rezultat i shpërndarjes së kampeve të përkrahësve të Presidentit të rrëzuar të vendit, Mohammed Mursi, në Kajro më 14 gusht.

Një shpërthim ndodhi ditën e mërkurë në Kajro pranë hyrjes në kopshtin zoologjik të qytetit, njofton televizioni lokal.

Të enjten gruaja e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga pushteti Mohammed Mursi, Naglaa Mahmoud, iu drejtua me një thirrje mbështetësve të ish-presidentit.

Demonstruesit, që mbështesin Presidentin e rrëzuar të Egjiptit, Mohammed Mursi, po përgatiten për zhvillimin e aksioneve masive të protestës kundër ushtrisë dhe autoriteteve në Kajro.

Lëvizja, e cila u bë "motor" i rrëzimit nga pushteti të "Vëllazërisë Myslimane" në Egjipt, është duke lansuar një projekt të ri komunitar.

Çarja e tubit të kanalizimit pranë rajonit të mitingut të mbështetësve të "Vëllazërisë Myslimane" në Kajro natën e kaluar u pandeh nga protestuesit si fillim i operacionit policor për shpërndarjen e tyre.

NATO deri më tani nuk ka plane për ndërhyrje në situatën në Egjipt, ku më 3 korrik në sfondin e protestave masive ushtarakët rrëzuan nga pushteti Presidentin islamik Mohammed Mursi, deklaroi Komandanti i Forcave të armatosura të bashkuara të NATO-s në Evropë, Gjenerali amerikan Philip Breedlove.

Sindikatat e punonjësve të sektorit shtetëror në Greqi "ADEDY" po zhvillojnë aksione 2-ditore proteste kundër shkurtimeve nga puna.

Në Brazil punonjësit e aeroporteve shtetërore hynë në grevë, është paralizuar me këtë punën e më shumë se 60 terminaleve ajrore.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
6
7
9
10
11
12
13
17
18
19
21
22
23
24
25
28
29
31