Protestat e opozitës, të cilat u zhvilluan në kryeqytetin e Guinesë afrikanoperëndimore, Conakry, përshkallëzuan në përleshje të dhunshme me forcat e ruajtjes së rendit publik.
Të paktën 10 persona u plagosën kur ushtarët izraelitë hapën zjarr me armë ndaj një turme protestuesish të indinjuar përpara burgut në Bregun Perëndimor të lumit Jordan.
Një grup të rinjsh ditën e premte zhvilloi një aksion proteste para misionit të OSBE/ODIHR-it në qendër të Erevanit, duke protestuar kundër përfundimeve të tij mbi përputhjen e zgjedhjeve presidenciale në Armeni me standardet evropiane.
Ditën e enjte në Bruksel rreth 40 mijë demonstrues, në vend të 15 mijëve që priteshin, u përfshinë në protestat kundër rritjes së çmimeve, ngrirjes së pagave dhe politikës së taksave, njoftuan mediat belge.
Disa dhjetëra mijëra njerëz dolën në demonstrata në qytetet e Irakut për të protestuar kundër politikës së diskriminimit të sunitëve, që ndiqet, sipas mendimit të tyre, nga qeveria shiite e vendit.
Situata fort e tensionuar në Egjipt nuk është e favorshme për mbajtjen e suksesshme të zgjedhjeve parlamentare në vend. Për këtë deklaroi në një intervistë me Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Ambasadori rus në Egjipt, Sergei Kirpiçenko. Sipas fjalëve të tij, për autoritetet e reja zhvillimi i zgjedhjeve parlamentare do të jetë një test i ri kyç.
Të premten në Kajro dhe qytete të tjera egjiptiane po zhvillohen protesta kundër Presidentit të egjiptit Mohammed Mursi, në të cilat marrin pjesë përfaqësuesit e 38 partive opozitare lokale, njoftojnë mediat vendase.
Protesta në lidhje me vrasjen e liderit të partisë opozitare "Partia e patriotëve të bashkuar demokratë" Chokri Belaid po zhvillohen të mërkurën në shumë qytete në Tunizi. Në qytetin e Sidi Bouzid rreth 200 protestues sulmuan një stacion policie.