Në Rumani nuk po rreshtin protestat anti-qeveritare. Rreth 7 mijë persona u mblodhën dje në qendër të Bukureshtit. Ata kërkuan ndryshimin e politikës sociale dhe zhvillimin e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale.
Për të pestën ditë me radhë në Rumani po vazhdojnë demonstratat me kërkesën për dorëheqjen e presidentit. Në Bukuresht natën e kaluar u arrestuan edhe 113 protestues.
Nga demonstratat masive në Rumani janë përfshirë tashmë 40 qytete. Njerëzit janë të pakënaqur nga planet për shkurtimin e pagave, pensioneve dhe përfitimeve sociale.
Demonstratat masive anti-qeveritare në Bukuresht përfunduan sot me trazira dhe përleshje me policinë. Janë plagosur më shumë se 30 veta. 15 prej tyre, duke përfshirë edhe 3 policë, u shtuan ugjentisht në spital.