×
përleshje, 2014

Ditën e premte, më 28 shkurt, militantët i kanë nënshtruar zjarrit me minahedhës lagjet rezidenciale të Damaskut. Prej ciflave të predhave u plagosën 18 vetë, duke përfshirë tetë gra dhe pesë fëmijë.

Tre njerëz kanë gjetur vdekjen në prag si pasojë e tubimeve dhe përleshjeve në Simferopol. Pranë ndërtesës së Këshillit të Lartë u mblodhën rreth 20.000 njerëz.

Në Kiev protestuesit në rrugën "Institutskaja" hapën zjarr me armë mbi efektivët e zbatimit të ligjit, njoftuan në shërbimin për shtyp të trupave të MPB të Ukrainës.

Ministria e Shëndetësisë e Ukrainës saktësoi se, sipas të dhënave të mëngjesit të së premtes, në Kiev gjatë trazirave e përleshjeve kanë gjetur vdekjen 77 njerëz, njoftohet në site e këtij dikasteri.

Viktima të trazirave në Ukrainë që prej 18 shkurtit janë bërë tashmë 64 vetë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Në Sheshin e Pavarësisë, në afërsi të hotelit "Kozackij", në tokë janë shtrirë shtatë trupa të pajetë.

Pas trazirave në Kiev për ndihmë mjekësore u drejtuan në institucionet përkatëse 445 persona, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Punonjësve të aparatit të Kabinetit të Ministrave të Ukrainës iu kërkua të largohen nga ndërtesa, njoftoi gazetarët një burim në qeverinë e vendit.

Në Verhovna Rada të Ukrainës është shpallur evakuimi emergjent. Deputetët dhe punonjësit po braktisin godinën e parlamentit. Arsyet për këtë evakuim nuk janë zbuluar.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi vdekjen e 25 vetëve në përleshjet mes protestuesve kundër qeverisë ukrainase dhe efektivëve të policisë në qendër të Kievit, duke përfshirë edhe nëntë policë.

Deputeti nga partia opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") Andrei Sençenko ka njoftuar, me referim tek disa burime në organet e zbatimit të ligjit, se Komandanti i trupave të Brendshme, gjenerali Shuljak, dha urdhër për t’u shpërndarë ushtarëve fishekë të vërtetë luftarakë, dhe, në qoftë se ndonjëri prej luftëtarëve do të përplaset apo do të bjerë pranë turmës, atëhere ushtarëve u lejohet të hapin zjarr me armë kundër mësymësve për likuidim fizik.

Mijëra protestues janë nisur për të rrethuar Verhovna Rada (parlamentin e vendit). Në rajonin e përqendrimit të godinave të qeverisë po ndodhin përleshje. Policia ka vënë në përdorim gazin lotsjellës dhe granatat tymuese.

Në rajonin e godinës së Verhovna Rada (parlamentit) të Ukrainës protestuesit arritën të çajnë kordonin policor.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2014
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2014
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31