×
bazë ushtarake

Autoritetet qipriote sanksionuan përdorimin e kufizuar prej avionëve ushtarakë rusë të bazës ajrore "Andreas Papandreou" në afërsi të Paphos.

Rreth 2 mijë banorë të Okinawa u mblodhën pranë godinës së administratës pas vendimit të Guvernatorit Hirokazu Nakaima për të miratuar ridislokimin e bazës ushtarake ajrore të SHBA-së "Futenma" brenda territorit të prefekturës.

Dy raketa artizanale shpërthyen mbrëmë në afërsi të bazës së Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së "Yokota" pranë Tokios.

Nëse dikush në Rumani nuk e di ende, së shpejti do të ketë mundësi të bindet se sa "kënaqësi" e madhe është të bësh plazh në afërsi të kapshme nga syri prej bazës ushtarake. Mbi ndjesitë e veta nga kjo fqinjësi e pakëndshme mund të tregojnë turistët, të cilët këtë verë u ndodhën me pushime në resortin qipriot të Paphos në momentin kur dhënia e goditjes mbi Sirinë, e ndodhur gjeografikisht fare pranë, dukej e pashmangshme.

Në Shtetet e Bashkuara gjatë intervalit të pastrimit të poligonit të trajnimit në bazën ushtarake Camp Pendleton në Kaliforni buçiti një shpërthim.

Shërbimet sekrete të Sirisë përgënjeshtruan njoftimet e mediave mbi shkatërrimin e një baze të Forcave të mbrojtjes ajrore pranë Latakia në bregdetin mesdhetar të vendit.

Në Kaliforni një zjarr pyjor u përhap në bazën e Korpusit të Marinës Camp Pendleton (ang. Marine Corps Base Camp Pendleton), gjë që çoi në evakuimin e përkohshëm të njerëzve që jetojnë në territorin e saj.

Rusia do të rimëkëmbë bazën ushtarake dhe aerodromin në Ishujt e Novosibirsk-ut në Oqeanin e Ngrirë të Veriut.

Presidenti i Sirisë Bashar Al-Assad ka ndërmend t’ia mbathë në bazën ushtarake ruse, të ndodhur në qytetin port Tartus, në rastin e një sulmi amerikan mbi Siri.

Militantët e Lëvizjes "Taleban" sulmuan një bazë ushtarake amerikane në Afganistanin lindor, pranë kufirit me Pakistanin.

Sot në bazën e Forcave Ushtarake Detare të Shteteve të Bashkuara në qytetin amerikan të Middletown (shteti i New Jersey) buçiti një shpërthim.

Rebelët sirianë në mëngjesin e 6 gushtit vendosën kontrollin e plotë mbi bazën ajrore me rëndësi strategjike "Menagh", e cila ndodhet në veri të qytetit të Aleppo pranë kufirit turk. Trupat qeveritare dhe rebelët për 8 muaj me radhë kanë zhvilluar beteja të ashpra në përpjekje për të marrë nën kontrollin e vet këtë strukturë të rëndësishme strategjike.

Helikopteri "HH-60" i forcave të armatosura amerikane u rrëzua sot në ishullin jugor japonez Okinawa.

Gjykata e Qipros dënoi me pesë vjet burg ish-Ministrin e Mbrojtjes të vendit, Kostas Papakostas, lidhur me çështjen (rastin) e shpërthimit në një bazë ushtarake në vitin 2011.

Rusia dhe Taxhikistani mund të fillojnë së shpejti zbatimin praktik të marrëveshjes mbi praninë e bazës ushtarake ruse në territorin e Republikës, deklaroi Presidenti i Rusisë Vladimir Putin në përfundim të bisedimeve me Presidentin e Taxhikistanit, Emomalii Rahmon, në Moskë.

Agjencia Qendrore e Zbulimit (Defense Intelligence Agency, CIA) e SHBA-së ia hyri punës për mbylljen e bazave të veta sekrete në Afganistan, njoftojnë mediat amerikane.

Izraeli përdori një bazë ushtarake turke, për të kryer një sulm raketor ndaj Sirisë.

Rusia po ndërton për herë të parë në Bjellorusi bazën e saj ajrore. Ajo do të shtrihet në qytetin e Lida, në afërsi të kufirit me Poloninë dhe Lituaninë, njoftoi Komandanti Suprem i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, Gjeneral-Lejtnanti Viktor Bondarjev.
Ndërtimi i bazës ajrore ruse në Bjellorusi nuk duhet të shkaktojë kurrfarë reagimi negativ nga ana e vendeve të tjera, deklaroi për gazetarët Sekretari i Shtetit të Bashkuar të Rusisë dhe Bjellorusisë, Grigori Rapota.
Ministria amerikane e Mbrojtjes shpalli një tender për ndërtimin e një baze të mbrojtjes antiraket të Izraelit dhe bëri publike karakteristikat e fshehta të objektit të ardhshëm ushtarak.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31