Më 17 nëntor rimorkiatori “Sadko” po transportonte me tërheqje në Detin Okhotsk një anije maune sipas itinerarit Petropavllovsk-Kamçatski – Pallana. 70 kilometra larg Pallana-s karvani ra në kurthin e një stuhie të fuqishme, rimorkiatori humbi kursin e lundrimit dhe u hodh nga rryma në breg.