×
astronomët, 2013

Kometa ISON (C/2012 S1), të cilën e pagëzuan me emrin "Kometa e shekullit", në konferencën e Bashkimit amerikan të Gjeofizikës u deklarua zyrtarisht e vdekur. Ajo nuk mundi t’i mbijetojë dot takimit me Diellin.

Në fund të tetorit astronomët zbuluan njëherazi tre asteroidë të mëdhenj që po i afrohen Tokës.

Teleskopi i NASA-s "Kepler" zbuloi një trup qiellor, i cili jo vetëm që ka të njëjtat përmasa me ato të Tokës, por është i ngjashëm edhe për nga përbërja kimike - i ashtuquajturi planeti ynë i dyfishtë, i cili ndodhet rreth 400 vite dritë larg nga ne, rreth 3.5 katrilionë kilometra larg.

Agjencia Hapësinore Europiane (European Space Agency, ESA) dhe specialistët gjermanë të grafikës kompjuterike paraqitën një video, në të cilën shfaqen imazhe të Marsit nga lartësia e aparatit fluturues kërkimor "Mars Express".

Shkencëtarët-astronomë kanë zbuluar galaktikën më të largët nga të njohurat.

Zëvendëskryeministri i Rusisë, Dmitri Rogozin, shkroi në mikroblogun e tij në Twitter se asteroidi "2013 TV135", i cili në gusht të vitit 2032 mund të përplaset me Tokën është superqëllim i kozmonautikës ruse​.

Një asteroid, gjatësia e të cilit është më e madhe se 400 metra, mund të bjerë në Tokë në vitin 2032.

Një ekipi astronomësh gjermanë zbuloi në Rrugën e Qumështit fluskin më të madh të gazit. 

Astronomët rusë të observatorit joshtetëror "ISON-NM" zbuluan një asteroid të ri me diametër më shumë se 1 kilometër, i cili po i afrohet Tokës.

Shtresat e ulëta të atmosferës së Jupiterit dhe Saturnit mund të përmbajnë në vetvete elmaze të mëdha, ndërsa në shtresat e sipërme të tyre mund të bien "shira diamanti", mendojnë astronomët amerikanë.

Astronomët e Agjencisë Hapësinore Evropiane me ndihmën e teleskopit "Hubble" bënë një fotografi, të quajtur në faqen zyrtare të Internetit të organizatës "Perëndimi i diellit në Mordor".

Në Republikën e Tartarstanit pranë lumit Vollga u hap një observator unikal. Teleskopi i tij, i projektuar nga astrofizikanët rusë, përbëhet nga nëntë teleskopë të vegjël dhe mund të monitorojnë vazhdimisht të gjitha pjesët e qiellit. Pajisja e re do të jetë në gjendje për të pikasur madje edhe mbeturinat më të vogla kozmike. Kjo është pjesë e "mburojës" mbrojtëse nga meteoritët, thonë ekspertët.

Astronomët kanë zbuluar një "vrimë" gjigande në atmosferën e Diellit, të formuar mbi Polin Verior të yllit.

Astronomët spanjollë zgjodhën në mesin e asteroideve të njohura nga shkencëtarët kandidatin potencial për rolin e bolidit të Çeljabinskut.

Astronomët riverifikuan rezultatet e misionit CoRot lidhur me exoplanetet.

Asteroidi 2013 ET me përmasa rreth 100 metra - domethënë sa një ndë
Banorët e Tokës në vitin 2013 do të kenë mundësi të shikojnë me sy të lirë disa kometa mjaft të rralla. Në muajin mars hemisferën veriore e pret takimi me "yllin me bisht" me emrin Lemmon, i cili u shfaq për herë të parë në Sistemin diellor. Dy të tjerët do të duken pak më vonë. Midis tyre do të jetë edhe superkometa, e aftë të zvetënojë me shkëlqimin e vet madje dhe Hënën.
Smithsonian Astrophysical Observatory në qytetin amerikan Cambridge të shtetit Massachusetts shpalli fituesit e çmimit prestigjioz ndërkombëtar me emrin e Edgar Wilson Award për zbulimin e kometave të reja. Midis tyre janë edhe tre rusë - Leonid Elenin, Artem Toviçonok dhe Vladimir Gerke.
Sistemi planetar i yllit Fomalhaut, i cili ndodhet në jug të kostelacionit të Peshqve rreth 25 vite drite larg nga Dielli, nuk rresht së habituri astronomët. Tani ata janë duke vrarë mendjen në lidhje me orbitën tejet të çuditshme të “planetit zombi” - Fomalhaut-bi. Edhe në 20 vitet e ardhshme shkencëtarët i presin shumë surpriza të reja.
Asteroidi Apophis ka tërhequr sërish vëmendjen e shkencëtarëve: të mërkurën, më 9 janar, ai fluturoi në një distancë prej 14.5 milionë km nga Toka. Sipas llogaritjeve të një sërë specialistëve, në vitin 2036 ai, nëse do të ndryshojë orbitën e vet, do të përplaset me planetin tonë.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
10
11
12
13
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
31