×
Silvio Berlusconi

Procesi i ri gjyqësor kundër ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi filloi të martën në Napoli. Këtë herë ai akuzohet për dhënie ryshfeti senatorëve në vitin 2007 me qëllim të minimit të pozitave të qeverisë së Romano Prodi.

Në fillim të dhjetorit ndërroi jetë ish-Presidenti i Afrikës së Jugut Nelson Mandela. Para Mandelës vdiq nga një sëmundje e rëndë Presidenti më karizmatik i botës bashkëkohore, venezueliani Hugo Chavez. Italianët dëbuan nga Parlamenti ish-Kryeministrin Silvio Berluskoni. Kurse në Australi humbi postin e vet Kryeministrja e parë femër, Julia Gillard.

Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni këtë vit hoqi dorë nga bërja e dhuratave tradicionale të Krishtlindjeve anëtarëve të partisë politike të kryesuar prej tij, njofton gazeta "Corriere della Sera".

Mbështetësit e ish-Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, u mblodhën përpara rezidencës së tij në Romë në një demonstratë në shenjë proteste kundër votimit në Senat në lidhje me çështjen e përjashtimit të tij nga Dhoma e Lartë e Parlamentit.

Senati italian të mërkurën, më 27 nëntor, votoi pro heqjes së kompetencave parlamentare ish-Kryeministrit të vendit Silvio Berlusconi.

Sekretari për shtyp i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, mohoi kategorikisht thashethemet në lidhje me dhënien e mundshme të shtetësisë ruse ish-Kryeministrit të Italisë Silvio Berlusconi. 

Ish-Kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili u dënua nga Gjykata e Lartë e Kasacionit e Italisë me katër vjet heqje lirie për mashtrime të mëdha financiare lidhur me krijimin e grupit mediatik Mediaset, në një intervistë me gazetarin e mirënjohur Bruno Vespa deklaroi se nuk ka ndërmend të largohet nga atdheu.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili më parë pati kërkuar dorëheqjen e qeverisë së vendit, deklaroi se do të mbështesë punën e mëtejshme të Këshillit Ministror nën udhëheqjen e Enrico Letta.

Shoqëruesja e ish-Kryeministrit italian Silvio Berlusconi, Francesca Pascale deklaroi se ka ndërmend të martohet me politikanin, dhe është në pritje të vendimit të tij përfundimtar.

Votimi i parë në Komisionin e Posaçëm të dhomës së lartë të Parlamentit italian mbi përjashtimin nga Senati të Silvio Berlusconit rezultoi të ishte në dëm të ish-Kryeministrit.

Presidenti italian Giorgio Napolitano refuzoi për të përmbysur verdiktin e gjykatës, i cili e njohu muajin e kaluar ish-Kryeministrin e vendit, Silvio Berlusconi, fajtor për mosdeklarim të të ardhurave.

Sekretari i Shtypit i Presidentit të Rusisë, Dimitri Peskov, përgënjeshtroi sot njoftimet e mediave italiane rreth vizitës së Vladimir Putinit në Itali për një darkë me Silvio Berluskonin.

Mbështetësit e Silvio Berlusconit zhvilluan një protestë provokative kundër dënimit që ai mori. Një ditë më parë gjykata e Milanos e dënoi ish-Kryeministrin e Italisë me 7 vjet burg për çështjen skandaloze "Ruby".
Ilda Boccassini ka marrë kërcënime për jetën. Të mërkurën në adresë të saj erdhi një letër me plumba.
Silvio Berlusconi dhe Vladimir Putin do të takohen sërish në ditët e ardhshme, shkruan gazeta ruse "Izvestia".
Gjykata e Milanos e dënoi ish-Kryeministrin Silvio Berlusconi me një vit burg për ç
Ish-Kryeministri i Italisë Silvio Berlusconi pranoi fitoren e Koalicionit të qendrës së majtë në zgjedhjet për Dhomën e Ulët të parlamentit.
Kundërshtarët politikë të ish-Kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, i cili kryeson në zgjedhjet e ardhshme parlamentare koalicionin e qendrës së djathtë, e akuzojnë atë për përdorimin e metodave të palejuara parazgjedhore.
Gjykata e Milanos nuk do të shtyjë shqyrtimin e çështjes ligjore të Silvio Berluskonit
Ish-Kryeministri italian Silvio Berluskoni me vendim gjykate do t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30