Me ngrohjen globale dhe shkrirjen graduale të mantelit të akullt të kores së Tokës niveli i ujit në Oqeanin Botëror është në rritje. Por pritja e përmbytjes së fuqishme të zonave bregdetare kontinentale pas 100 vjetësh ngjason më tepër me një fantazi të zymtë, mendojnë shkencëtarët e Universitetit të Columbia-s, të cilët publikuan një artikull mjaft interesant me këtë temë në revistën Nature.