×
avionët e papilotuar

Ministria ruse e Mbrojtjes dhe ndërmarrja e Kazanit "Enix" nënshkruan një kontratë për furnizimin e trupave ushtarake me 34 avionë zbulimi pa pilot me rreze të shkurtër veprimi.

Në fund të nëntorit Kina i bëri të shqetësohen e të mendohen seriozisht fqinjët dhe rivalët e saj me fluturimin e suksesshëm të avionit të padukshëm pa pilot (drone) të projektimit vetiak. Sipas të dhënave të disa ekspertëve, Kina tashmë zë vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht numrit disponues të aparateve fluturuese pa pilot (UAVs) për qëllime ushtarake. Ndërsa për shkallën e gjerë të përdorimit të UAVs pozita kryesuese zënë SHBA-ja dhe Izraeli.

Emiratet e Bashkuara Arabe në shkurt të vitit 2014 do të sjellin për testime në Rusi aparatin fluturues pa pilot "United 40".

Rusia nuk do t’i përdorë "avionët pa pilot" në shkallë aq të gjerë sa vendet e tjera, sepse "kjo nuk është një lojë kompjuterike", deklaroi Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duke hapur takimin kushtuar çështjeve të zhvillimit të Forcave Ajrore.

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Hossein Dehqan, prezantoi sot aparatin e ri strategjik fluturues pa pilot "Fotros" të Iranit.

Bjellorusia ka ndërmend të zgjerojë prodhimin e avionëve të vet pa pilot në territorin e Turkmenistanit.

Baza industriale, e cila do të shërbejë për zhvillimin dhe prodhimin e avionëve pa pilot, do të krijohet në qarkun jugor të Pekinit - Daxing, shkruajnë të mërkurën mediat kineze.

Shërbimi i zbulimit ushtarak rus filloi formimin e njësive të avionëve pa pilot.

Koncerni amerikan i prodhimit të avionëve Boeing nënshkroi me kompaninë koreano-jugore Korea Air një memorandum mirëkuptimi, në bazë të të cilit planifikohet konvertimi i helikopterëve të patrullimit MD 500 në aparate fluturues pa pilot.

Departamenti i Kërkimeve të Avancuara i Pentagonit nënshkroi me kompanitë amerikane Northrop Grumman dhe Lockheed Martin kontrata për zhvillimin e sistemeve lazer të vetëmbrojtjes për avionët pa pilot.

Televizioni iranian shfaqi testimet demonstruese të avionit pa pilot iranian kamikaz, i projektuar për të shkatërruar objektivat stacionare dhe lëvizëse.

Kryeministri i Pakistanit Nawaz Sharif deklaroi të mërkurën në një takim me Presidentin amerikan Barack Obama se ai ngriti gjatë negociatave çështjen e sulmeve të avionëve amerikanë pa pilot mbi territorin pakistanez.

Komandanti i Forcave Ajrore kozmike të Gardës Islamike Revolucionare të Iranit, Amir Ali Hadjizadeh, i dhuroi Komandantit të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, Viktor Bondarjov, një aparat fluturues pa pilot të prodhimit iranian.

Dy prej organizatave më të mëdha ndërkombëtare të të drejtave të njeriut kanë dënuar qeverinë amerikane për përdorimin e avionëve pa pilot gjatë bombardimeve, viktima të të cilëve shpesh bëhen edhe banorët paqësorë.

Irani deklaroi ditën e premte mbi fillimin e prodhimit në masë të aparateve luftarake ajrore pa pilot të bazuara në avionët pa pilot të kapur të SHBA-së.

Kompania e naftës dhe e gazit "ConocoPhillip" zhvilloi lëshimin e parë të aparatit komercial fluturues pa pilot "40-LB ScanEagle" të prodhimit "Boeing" në Detin Çukotsk në brigjet veriore të Alaskës, njoftuan ditën e mërkurë mediat lokale.

Përfaqësuesit e koncernit amerikan të prodhimit të avionëve Boeing bënë publik projektin e ripërdorimit të gjuajtësve "F-16" që nuk përdoren më nga Forcat Ushtarake Ajrore amerikane: tani e tutje një pjesë e këtyre avionëve do të mund të fluturojnë pa pilot.

Aparati eksperimental fluturues pa pilot "Phantom Eye", i zhvilluar nga kompania amerikane "Boeing" për ushtarakët, realizoi fluturimin e 5-të të provës, njoftojnë ditën e mërkurë mediat lokale.

Kompania izraelite "Aeronautics Defense Systems" fitoi tenderin për furnizimin e sistemeve "Aerostar" në njërin prej shteteve të Azisë Juglindore.

Gjuajtësit japonezë u ngritën sot në ajër pas një alarmi për neutralizimin e një avioni pa pilot, përkatësia shtetërore e të cilit nuk dihet. 

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Nëntor 2017
Kalendari i ngjarjeve
Nëntor 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30