×
luftanije, Tetor 2013

Dislokimi i sistemit amerikan të mbrojtjes antiraket në Rumani ka për Rusinë më shumë rëndësi politike se sa ushtarake. Kompleksi në territorin e Rumanisë destinohet të unifikojë instalimet antiraketore të disa vendeve europiane, duke përfshirë Republikën Çeke, Turqinë, Holandën dhe Spanjën.

Në SHBA, natën e 28 tetorit duke u gdhirë data 29, u lëshua në ujë "shkatërruesi (destroyer) i parë amerikan i së ardhmes", të cilit planifikohet t’i vihet emri "Zumwalt".

Anija e madhe e desantit e Flotës së Detit të Zi "Azov", e cila kreu kalimin nga flota ruse në Balltijsk në bazën detare ruse të Sevastopolit, la portin e Ceuta (enklavë spanjolle në Afrikën e Veriut), ku u ankorua për t'u furnizuar me rezerva ushqimore e të tjera, dhe hyri në ujërat e Detit Mesdhe.

Fregata pakistaneze "Aslat" mbërriti të enjten për një vizitë miqësore pune në portin e Novorossijskut. Kjo është vizita e parë e anijeve të Forcave Ushtarako-Detare pakistaneze në Rusi.

Anija ruse "Sobrazitelnij" u nis sot nga Balltijsku për një vizitë jozyrtare në portin irlandez Kork, për të marrë pjesë në festivalin ndërkombëtar detar.

Aeroplanmbajtësja bërthamore "George Washington", kryqëzori "Antietam" dhe shkatërruesi minambajtës "Preble" mbërritën në portin koreanojugor Busan, njoftoi përfaqësuesi i kontigjentit ushtarak amerikan në Korenë e Jugut.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2013
1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
18
19
20
21
22
24
25
26
27
28
31