Këto ditë televizioni i Koresë së Veriut njoftoi se kontrollueses 20-vjeçare të trafikut rrugor në Phenian, Ri Kyong-Sim, iu dha titulli i Heroit të Republikës Popullore Demokratike të Koresë. "Në kushtet e situatës së mbarsur me rrezik ekstrem ajo demonstroi frymën e lartë të vetësakrificës në çështjen e mbrojtjes së liderit dhe ruajtjes së selisë së revolucionit", - thuhet në njoftim.