×
gruaja, 2013

Në Rusi kanë zgjedhur "Miss këmbët më të gjata", e cila u bë studentja 18-vjeçare nga qyteti Kuibishev i qarkut të Novosibirsk Anastasia Strashevskaja, njoftohet në faqen zyrtare të "Miss Rusia", në të cilën dhe u zhvillua Internet votimi.

Ministria e Mbrojtjes e Gjermanisë për herë të parë në historinë gjermane do të kryesohet nga një grua - Ursula von der Leyen, e cila ka mbajtur më parë postin e Ministres së Punës dhe Çështjeve Sociale.

Studimi i shkencëtarëve nga Universiteti i Tel Avivit përmblodhi në bazë shkencore hezitimin e femrave në shekullin XXI për të patur fëmijë: rezulton se procesi i lindjes është kaq i vështirë për gjininë e mrekullueshme, sa që depresioni post-natal është i krahasueshëm me stresin post-traumatik, specifik për pjesëmarrësit në veprimet luftarake, viktimat e përdhunimit dhe akteve terroriste.

Numri i viktimave të konfliktit të përgjakshëm në Siri rezulton të jetë mbi 100.000 vetë, kurse fluksi i refugjatëve e ka tejkaluar tashmë shifrën dy milionë. Por statistikat anashkalojnë zakonisht numrin e grave të prekura.

Sipas të dhënave të raportit, të paraqitur nga një rrjet prej më shumë se 60 grupe mbrojtësish të të drejtave të njeriut, femrat siriane gjithnjë e më shumë bëhen viktima të keqtrajtimit dhe torturës nga ana e forcave qeveritare dhe rebelëve.

Bashkimi i Ishujve Komoros u vlerësua si vendi më i mirë arab për gratë.

Pronari i fabrikës për prodhimin e manekineve në qytetin Valencia të Venezuelës vendosi të rrisë shitjet e produkteve të veta, duke zmadhuar gjoksin dhe vithet e tyre, duke zgjatur këmbët dhe duke ngushtuar belin deri në përmasat e një grenze.

Në mars të këtij viti në provincën pakistaneze të Baluchistan persona të panjohur, të armatosur, rrëmbyen dy turiste nga Republika Çeke.

Femrat në Arabinë Saudite kanë ndërmend një ditë të ulen në timon në shenjë proteste kundër ndalimit të drejtimit të automjetit nga ato.

Pas përfundimit të votimit në Dhomën e Përfaqësuesve për buxhetin e SHBA-së dhe ngritjen e kufirit të borxhit nga salla e mbledhjes u detyruan të nxjerrin jashtë një nga stenografistet, e cila nuk e përballoi dot ngarkesën mendore dhe u çmend.

Në shtetin Utah një qytetare 29-vjeçare, duke u përpjekur t'i shpëtojë ndjekjes nga ana e policisë, injoroi sinjalin ndalues të semaforit dhe kaloi mbi shinat e trenit.

Në Irak arrestuan një grua, e cila u përpoq të vendoste një bombë në murin e ndërtesës së një shkolle fillore.

Aktivistja e të drejtave të njeriut Oinihol Bobonazarova është propozuar si kandidate e vetme për postin e Presidentit të Taxhikistanit nga dy partitë e opozitës.

Gjatë operacionit ushtarak në qendrën tregtare trupat qeveritare njoftuan se në mesin e terroristëve të vrarë ishte gjetur trupi i një gruaje të bardhë.

Mijëra femra të Arabisë Saudite kanë ndërmend që më 26 tetor të këtij viti të ulen në timon, duke shkelur traditat konservative të mbretërisë, të cilat ndalojnë gratë të drejtojnë automjetet, njoftuan mediat.

Disa të panjohur hodhën acid mbi dy vajza të reja britanike, të cilat punonin si vullnetarë në një nga shkollat ​​lokale në qytetin Zanzibar në lindje të Tanzanisë, njoftuan ditën e enjte efektivët e policisë.

Në raportin e Komitetit të OKB-së për likujdimin e diskriminimit ndaj femrave njoftohet se tërheqja e trupave ndërkombëtare nga territori i Afganistanit në vitin 2014 mund të vërë në rrezik jetët e shumë grave afgane.

Një grua e moshuar nga SHBA-ja u bë papritur yll i YouTube.

Më shumë se 6.800 femra në Japoni u dëmtuan nga një produkt i cilësisë së dobët për zbardhjen e lëkurës - prodhim i kompanisë lokale kozmetike Kanebo Cosmetics.

Shtetësja norvegjeze Martha Deborah Dalelv, të cilën gjykata e Dubait e dënoi me 16 muaj burg për marrëdhënie seksuale jashtëmartesore, përdorim të alkoolit dhe dëshmi të rreme, u fal dhe mund të largohet në çdo kohë nga Emiratet e Bashkuara Arabe.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
4
5
6
7
8
9
10
12
13
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
30
31