|
|
Sot në Rusi përkujtojnë marinarët e ndjerë të nëndetëses "Kursk". Më 12 gusht të vitit 2000 submarina u mbyt gjatë një stërvitje trajnimi në Detin Barenc. Si rezultat i kësaj tragjedie gjetën vdekjen të gjithë ata që ndodheshin në bordin e saj - 118 persona. Zyrtarisht, si shkaku i tragjedisë u njoh shpërthimi në kompartimentin (ndarjen) e silurave të nëndetëses.