×
nëndetëse, 2013

Flota Ushtarake Detare (FUD) e Rusisë mori në përbërjen e vet kryqëzorin submarinë raketor bërthamor "Aleksandër Nevskij" të Projektit 955 "Borei" (russ. "Борей"), njoftoi zëdhënësi i FUD-it.

Ministria e Mbrojtjes e Polonisë do të rishikojë kushtet e tenderit që po përgatitet për furnizimin e nëndetëseve diesel-elektrike, deklaroi Zëvendësministri i Mbrojtjes i Polonisë.

Nëndetësja e parë nga 6 modelet e eksportit diesel-elektrik të projektit 636, e cila u ndërtua në kantierin detar në Shën Petersburg, "Admiralty Shipyards" iu dorëzua të enjten Vjetnamit.

India ka ndërmend të riparojë dhe të modernizojë katër nëndetëse diesel-elektrike, të ngjashme me nëndetësen "Sindurakshak", të mbytur në gusht.

Zhytësit rusë dhe ata ukrainas nxorrën mbi sipërfaqen e detit fragmente të korpusit të nëndetëses sovjetike, të fundosur në brigjet e Krimesë në vitin 1944.

Zjarri që ra në nëndetësen bërthamore "Tomsk" në Primorje gjatë kohës, kur nëndetësja po riparohej, u shua plotësisht.

Në kantjerin e anijeve "Zvezda" në qytetin e Bolshoj Kamenj të qarkut të Primorjes ka marrë flakë një nëndetëse bërthamore e Flotës ruse të Paqësorit, e cila ndodhet atje për riparim.

Kina përfundoi projektin e ndërtimit të nëndetëses bërthamore të brezit të katërt dhe të sistemit të ri të armatimit për të. Kjo u njoftua nga mediat kineze.

Zhytësit gjetën trupin e marinarit të tetë të Forcave Ushtarake Detare indiane, i cili humbi jetën në nëndetësen diesel-elektrike "Sindurakshak" në portin e Mumbait.

Rusia nuk ka marrë ende ndonjë kërkesë zyrtare nga India për pjesëmarrje në hetimin e shkaqeve të aksidentit të ndodhur me nëndetësen "Sindurakshak", e cila u fundos në portin e Mumbait, apo në operacionet e shpëtimit për nxjerrjen e saj në sipërfaqe.

India i vlerëson marrëdhëniet e saj me Rusinë dhe nuk refuzon aspak ndihmën ruse në hetimin e tragjedisë që ndodhi me nëndetësen "Sindurakshak", deklaroi në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" analisti ushtarak indian Uday Bhaskar:

Forcat Ushtarake Detare të Iranit do të fillojnë së shpejti testimin e nëndetëses së re "Fateh" ("Pushtuesi").

Fundosja e nëndetëses “Sindurakshak” në portin indian të Mumbai ka provokuar reagime e debate të nxehta në komunitetin e ekspertëve. Versione në lidhje me shkakun e shpërthimit dhe rënies së zjarrit në bordin e submarinës janë paraqitur disa, por të gjithë ekspertët janë të një mendimi megjithatë se një nëndetëse të tillë kaq të besueshme mund ta merrte në qafë vetëm faktori njeri.

Pala ruse aktualisht nuk vëren asnjë shkak teknik, si pasojë e të cilit mund të ndodhte shpërthimi në nëndetësen indiane të prodhimit rus, deklaroi Zv/Kryeministri rus Dimitri Rogozin.

Zhytësit gjetën trupat e dy marinarëve, të cilët humbën jetën më 14 gusht si pasojë e një shpërthimi dhe zjarrit që ra më pas në një nëndetëse në portin e Mumbait, njoftojnë përfaqësuesit e Forcave Ushtarake Detare indiane.

Shkaku i fundosjes natën në të gdhirë të së mërkurës i nëndetëses diesel-elektrike të prodhimit rus "Sindurakshak" të Forcave Ushtarake Detare indiane në portin e Mumbait mund të ketë qenë ndonjë qark i shkurtër për shkak të gabimit të ekuipazhit gjatë vendosjes së raketave "Club" në submarinë, njoftoi të enjten gazeta "Mumbai Mirror", duke cituar burime në Forcat Ushtarake Detare indiane.

Të gjithë 18 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses diesel-elektrike, të ndërtuar në Rusi "Sindurakshak", të Forcave Ushtarake Detare indiane humbën jetën për shkak të shpërthimit dhe zjarrit që ra në të natën në të gdhirë të së mërkurës në portin e Mumbait, njoftoi Komanda Supreme e Forcave Ushtarake Detare indiane.

Shpërthimi në bordin e nëndetëses së modernizuar "Sindurakshak" në prag të Ditës së Pavarësisë së Indisë mund të jetë organizuar nga terroristët, deklaroi një burim ushtarako-diplomatik rus.

Irani njoftoi mbi përfundimin e ndërtimit të një nëndetëseje të re, të konstruktuar plotësisht me forcat e specialistëve vendas.

Një shpërthim gjëmoi në nëndetësen e prodhimit rus "Sindurakshak" të ankoruar në portin indian të Mumbai.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
10
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31