×
Nju Jork, 30 tetor 2012
Viktima të uraganit "Sandy" në Nju Jork u bënë 10 persona. Për këtë njoftoi në një mesazh televiziv drejtuar bashkëqytetarëve Kryetari i Bashkisë së qytetit Michael Bloomberg.
Një cisternë uji me gjatësi 50 metra u hodh nga uragani "Sandy" në bregun jugor të ishullit Staten të Nju Jorkut, njofton kanali televiziv ABC.
Presidenti amerikan Barack Obama e shpalli shtetin e Nju Jorkut zonë të prekur nga fatkeqësia natyrore në lidhje me uraganin "Sandy" që ka përfshirë bregun lindor, njofton kanali televiziv “CNN”. Kjo i jep mundësi viktimave të marrin ndihmë nga buxheti federal.
Drejtoria e Transportit të Nju Jorkut e quan uraganin "Sandy" katastrofën më të rëndë në historinë e sistemit të transportit të qytetit. Shtatë tunele të metrosë janë përmbytur nën ngushticën East River që lidh Manhattan-in me Brooklyn-in.
Një nga qendrat më të mëdha mjekësore të New York-ut është detyruar të evakuojë të gjithë pacientët, pasi për shkak të stuhisë "Sandy" pushoi së punuari sistemi rezervë i furnizimit me energji elektrike.
Një shpërthim i fuqishme ndodhi sot në një nënstacion elektrik të kompanisë Consolidated Edison në Nju Jork, i cili tani është nën pushtetin e uraganit "Sandy".
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28