×
forcat ushtarako-ajrore

Forcat Ushtarake Ajrore të Rusisë kanë marrë avionin gjuajtës të brezit të pestë "T-50" për zhvillimin e testeve shtetërore, njoftoi të premten për gazetarët shërbimi për shtyp i kompanisë prodhuese "Sukhoi".

Indonezia po shqyrton mundësinë e blerjes në Rusi të 16 avionëve gjuajtës të modelit "Su-35"(russ. "Су-35"), të cilët në perspektivë do të mund të zëvendësojnë ata të vjetëruar "F-5 Tiger II", njofton Defense News.

Në Forcat Ushtarake Ajrore të Federatës Ruse janë duke përgatitur dokumentet e nevojshme për krijimin e një grupi të ri të pilotazhit të lartë me avionët trajnues-luftarakë "Jak-130" (russ. "Як-130"), u tha gazetarëve të mërkurën Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, Gjeneral-Lejtnanti Viktor Bondarjov.

Në fund të nëntorit Kina i bëri të shqetësohen e të mendohen seriozisht fqinjët dhe rivalët e saj me fluturimin e suksesshëm të avionit të padukshëm pa pilot (drone) të projektimit vetiak. Sipas të dhënave të disa ekspertëve, Kina tashmë zë vendin e dytë në botë, pas Shteteve të Bashkuara të Amerikës, përkatësisht numrit disponues të aparateve fluturuese pa pilot (UAVs) për qëllime ushtarake. Ndërsa për shkallën e gjerë të përdorimit të UAVs pozita kryesuese zënë SHBA-ja dhe Izraeli.

Në Finlandë u përplasën në qiell 2 gjuajtës trajnues stërvitorë të Forcave Ushtarake Ajrore (FUA) të vendit. 

Ministria e Mbrojtjes Kombëtare e Venezuelës ka vënë zyrtarisht në veprim 6 grupe monitorimi dhe kontrolli të hapësirës ajrore në përbërje të Komandës së bashkuar të mbrojtjes ajroro-kozmike të sapokrijuar në Forcat Ushtarake Ajrore të vendit (CODAI).

Këtë javë Forcat Ushtarake Ajrore izraelite zhvilluan stërvitje, gjatë të cilave u krye furnizimi me karburant në ajër i avionëve gjuajtës, thuhet në njoftimin e publikuar të enjten në mbrëmje në faqen zyrtare të Internetit të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit (IDF - Israel Defence Forces).

Presidenti amerikan Barack Obama i ka kërkuar Pentagonit të rrisë numrin e objektivave të sulmit ndaj Sirisë dhe të studiojë mundësinë e përfshirjes në këtë operacion të Forcave Ushtarake Ajrore, shkruan gazeta "The New York Times", duke cituar një burim në Shtëpinë e Bardhë.

Komanda ushtarake jordaneze dha urdhrin për vënien e Forcave Ushtarake Ajrore të vendit në gatishmëri të lartë në rast fillimi të operacioneve të vendeve perëndimore në Siri, njofton kanali televiziv "Al Arabia".

Gazeta britanike "The Guardian" njoftoi, duke cituar një oficer të paidentifikuar të ushtrisë siriane, se Forcat Ushtarake Ajrore të Assad-it po përgatiten të përdorin pilotët kamikaze, të cilët do të hedhin në erë avionët e tyre bombë duke u përplasur me objektivat ushtarake amerikane.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë dhe Instituti kërkimoro-shkencor radioteknik i Kallugës, i cili është pjesë e koncernit "Rosteh", nënshkruan kontratën për krijimin e një kompleksi unikal të luftës radioelektronike për aeroplanët e aviacionit taktik.

Ushtria e Arabisë Saudite është vënë në gjendje gatishmërie të lartë luftarake në sfondin e deklaratave të vendeve perëndimore në qarkullim për të sulmuar Sirinë, njoftuan mediat.

Praktikimi i metodave të parandalimit të rrëmbimit të avionëve nga terroristët simulues është një prej qëllimeve kryesore të stërvitjeve të përvitshme antiterroriste "Shqiponja vigjilente" ("Vigilant Eagle"), në fazën aktive të të cilave u përfshinë Forcat Ushtarake Ajrore ruse dhe amerikane.

Në Rusi filloi zhvillimi i gjuajtësit të brezit të 6-të. Kjo u deklarua nga ish-Kryekomandanti i Forcave Ushtarake Ajrore ruse, gjenerali Pjotër Dejnekin. Sipas fjalëve të tij, avion i ri do të jetë pa pilot (drone).

Stërvitjet e përbashkëta antiterroriste të Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë dhe Komandës së Bashkuar të Mbrojtjes Aerokozmike të Amerikës së Veriut (NORAD) do të mbahen në periudhën nga 26-30 gusht mbi Detin Bering, njoftoi shërbimi për shtyp i NORAD-it.

Bombarduesi i tipit "B-1B" i Forcave Ushtarake Ajrore të SHBA-së u rrëzua ditën e hënë, më 19 gusht, në territorin e shtetit Montana.

Që nga 19 deri më 22 gusht pilotët e Forcave Ushtarake Ajrore ruse dhe franceze do të zhvillojnë stërvitjet e përbashkëta taktike të fluturimit në rajonet Nizhnij Novgorod dhe Tver, njofton ditën e hënë shërbimi për shtyp i Ministrisë së Mbrojtjes të Rusisë.

Me emrin e nderit "Normandia-Nieman" mund të emërtohet sërish një njësi ushtarake e Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë, njoftoi të mërkurën Ministria ruse e Mbrojtjes.

Njëqind vjet më parë, më 31 korrik të vitit 1913, në lokalitetin Krasnoje Sello (russ. Красное Село) pranë Shën Petersburgut u zhvillua parada e parë e Forcave Ushtarake Ajrore të Rusisë. Ajo u prit nga Perandori Nikollai II (Nicholas II). Në qiell atëhere fluturuan 13 aeroplanë.

Në qytetin rus të Voronezhit, në vendin e dislokimit të tyre të përhershëm, mbërritën 3 avionë "Su-34" (russ. "Су-34") që u bënë pjesë e teknikës së Qarkut ushtarak Perëndimor.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30