×
MAKS, 29 gusht 2013

Më shumë se 24.000 njerëz vizituan sot Sallonin e 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit "MAKS-2013" në ditën e tretë të zhvillimit të tij në qytetin Zhukovskij në periferitë e Moskës.

Nënkryetari i Agjencisë Federale Kozmike të Rusisë ("Roskozmos") Oleg Frollov dhe Kreu i Agjencisë Hapësinore Europiane (European Space Agency - ESA) Jean-Jacques Dordain diskutuan gjatë zhvillimit të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013" në periferi të Moskës bashkëpunimin në sferën e eksplorimit të Marsit dhe Hënës.

"Rosoboronexport" nënshkroi të enjten në Sallonin "MAKS-2013" pesë marrëveshje të reja me partnerët italianë lidhur me disa projekte në fushën e aviacionit special, njoftoi shërbimi për shtyp i kompanisë.

"Rosoboronexport" shpreson në zhvillimin e bashkëpunimit tekniko-ushtarak me Kinën në industrinë e aviacionit - një nga komponentët më të rëndësishëm të projekteve të përbashkëta, deklaroi Drejtori i Përgjithshëm i sipërmarrjes Anatoli Isajkin gjatë pritjes së ekipit kinez të pilotëve në "MAKS-2013".

Gjatë zhvillimit të Sallonit të 11-të Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe asaj Kozmike "MAKS-2013", Agjencia Federale Kozmike e Rusisë - "Roskozmos" - do të ekspozojë një gamë të gjerë produktesh të destinacionit kozmik: mostra të motorëve të raketave, të aparateve kozmike dhe raketëmbajtëseve. Ndërsa momente kulminante të programit do të bëhen telekonferencat e përditshme me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN apo ISS), gjatë të cilave personat e interesuar mund t’i drejtojnë pyetjet e tyre kozmonautëve rusë.

Rusia do të lëshojë një aparat kozmik të sondimit në distancë të Tokës për Egjiptin në fund të këtij viti, njoftuan ditën e enjte përfaqësuesit e ​​Korporatës Raketoro-Kozmike ruse "Energjia" në Sallonin Ndërkombëtar të teknikës së Aviacionit dhe Kozmonautikës "MAKS-2013", ku është paraqitur maketi i satelitit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
15
16
17
18
19
21
24
25
31