×
vrasje, Gusht 2013

Komandanti i një grupi ekstremist, Ghulam Jan Vazir, u vra të enjten në Pakistan si pasojë e shpërthimit të një bombe.

Gjykata pakistaneze e anti-terrorizmit në procesin për çështjen e vrasjes së ish-Kryeministres, Benazir Bhutto, i shpalli aktakuzën ish-Presidentit të vendit, Gjeneralit Pervez Musharraf.

Efektivët e forcave egjiptiane të sigurisë në një postbllok të qytetit Damanhur në veri të vendit qëlluan për vdekje me armë zjarri një gazetar të botimit egjiptian "Al-Ahram".

Vrapuesi afrikanojugor dhe kampioni paralimpik, Oscar Pistorius, është akuzuar zyrtarisht për vrasjen e mikeshës së vet.

Njëri nga dy qytetarët norvegjezë, të dënuar në vitin 2011 në Republikën Demokratike të Kongos për vrasje dhe spiunazh, u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun Kinshasa.

Rrëmbimi i njerëzve dhe vrasja në masë e pengjeve nga militantët e opozitës siriane po bëhen metodat e tyre kryesore taktike të veprimeve në luftën civile në Siri. Anëtari i Bordit të Koalicionit Kombëtar të forcave opozitare dhe revolucionare, Anis Ayrut, pranoi se ekzekutimet masive të banorëve paqësorë në lindje dhe në veri të vendit ndjekin si pikësynim vendosjen e "ekuilibrit të terrorit" me regjimin aktual. Edhe pse regjimi i Bashar Al-Assad nuk është akuzuar kurrë nga askush për pengmarrje.

Ditën e martë gjykata hungareze i shpalli akgjykimin 4 të pandehurve të akuzuar për vrasjet brutale të ciganëve në vitet 2008-2009.

Në shtetin indian Jammu dhe Kashmir u vranë 5 ushtarë.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
1
2
3
4
5
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
21
23
24
25
26
27
28
29
30
31