×
vrasje

Në Britaninë e Madhe filloi procesi gjyqësor ndaj dy ekstremistëve islamikë të akuzuar për vrasjen e një ushtari britanik në jug të Londrës më 22 maj.

Persona të panjohur qëlluan me armë zjarri për vdekje mbi dy qytetarë rusë në kryeqytetin e Jemenit - Sana'a, njoftuan përfaqësuesit e policisë së Jemenit.

Vrasja e John F. Kennedy shënoi fillimin e epokës së dyshimeve në Shtetet e Bashkuara, e cila vazhdon edhe sot e kësaj dite. Sipas të dhënave të sondazheve të opinionit publik, madje dhe tani më shumë se gjysma e amerikanëve janë të bindur se Presidenti i 35-të i SHBA-së u bë viktimë e komplotit.

Revista "Forbes" njoftoi mbi një burim Interneti të quajtur "Tregu i vrasjeve" (ang. "Assassination Market"), përdoruesit e të cilit mbledhin të holla për vrasjen e politikanëve të shquar.

CIA i fshehu lidhjet e veta me Lee Harvey Oswald dhe për shkak të kësaj shumë njerëz filluan të dyshojnë përfshirjen e shërbimeve sekrete amerikane në vrasjen e John Kennedy, konfirmon i nominuari për çmimin Pulitzer Prize, gazetari dhe shkrimtari irlandez Anthony Summers. Ai ndërmorri hetimin e vet të rastit të vrasjes së Presidentit të 35-të të Shteteve të Bashkuara dhe shkroi bazuar në rezultatet e tij librin me titull "Jo në jetën tuaj" ("Not In Your Lifetime").

Lee Harvey Oswald nuk ishte i përfshirë në vrasjen e Kennedy (John Fitzgerald Kennedy), ai thjesht u bë "kokë turku", tha në një intervistë ekskluzive me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" ish-anëtari i Komisionit të Teksasit për hetimin e vrasjes së Presidentit John Kennedy, avokati Jack Duffy.

Në 11 nëntor u mbushën plot 9 vjet që nga dita e vdekjes së Jaser Arafatit (Yasser Arafat). Udhëheqja e Autonomisë Kombëtare Palestineze është e prirur për t’iu përmbajtur pikëpamjes se Udhëheqësi palestinez është helmuar, tha në një intervistë me Radiokompaninë "Zëri i Rusisë" gjenerali Tawfiq Tirawi.

Ekzaminimi i eshtrave të Jaser Arafatit, që u krye në Zvicër dhe Rusi, konfirmon se vdekja e Presidentit të parë të Autonomisë Kombëtare Palestineze nuk ishte e natyrshme, njoftoi në një konferencë për shtyp në Ramallah Kreu i Komisionit Hetimor palestinez Tawfiq Tirawi.

Pesë druvarë u vranë në qarkun e Tjumenit (Siberi Perëndimore).

Një etiopian i armatosur me thikë u përpoq të rrëmbente një autobus që ndiqte itinerarin nga resorti i njohur i skive malore Valdres për në Oslo.

Në Mali janë arrestuar rreth 10 persona të dyshuar për përfshirjen në rrëmbimin dhe vrasjen e dy gazetarëve francezë.

Prokuroria ruse i dërgoi një kërkesë zyrtare Gjeorgjisë lidhur me ekstradimin e Jusuf Llakajev-it, i cili akuzohet për vrasjen e diplomatit rus Dimitri Vishernev dhe gruas së tij.

Të paktën pesë militantë palestinezë u vranë dhe një numër po i tillë ushtarësh izraelitë u plagosën gjatë përleshjeve në kufirin me Rripin e Gazës, njoftoi shërbimi për shtyp i Forcave Mbrojtëse të Izraelit dhe krahu luftarak i lëvizjes në pushtet në enklavë "Hamas".

Një burrë në shtetin amerikan të North Carolina qëlloi për vdekje pesë persona dhe më pas vrau veten.

Korrespondenti i kanalit televiziv arab Al Arabiya Mohammad Sayed u vra në provincën e Aleppo-s në pjesën veriore të Sirisë.

Në Afganistan gjatë 6 muajve të fundit janë vrarë mesatarisht nga 80 policë në javë, njoftoi Zëvendësministri i Brendshëm i vendit, Gjenerali Salim Ehsas.

Sipas njoftimeve nga provinca qendrore afgane Ghazni, banorët e një fshati goditën me gurë një person për të cilin ata dyshonin se kishte vendosur një bombë që mori jetët e 18 vetëve.

Në Kenia policia përdori gazin lotsjellës dhe mjete të tjera speciale për shpërndarjen e demonstratës së iniciuar në shenjë proteste kundër vrasjes së klerikut mysliman, i cili dyshohej për lidhje me ekstremistët.

Gjykata Qendrore Penale e Londrës dënoi qytetarin ukrainas, Pavel Lapshina, me burgim të përjetshëm dhe duke mos i dhënë mundësinë e faljes në 40 vitet e ardhshme.

Ukraina, Britania e Madhe, vrasje, aktgjykim, dënim i përjetshëm

Vdekja e një adoleshenti 13-vjeçar si rezultat i veprimeve të policisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përbën në vetvete një sinjal rreziku për problemet serioze në sistemin gjyqësor amerikan, mendon Ombudsmeni i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë për të Drejtat e Njeriut, Konstantin Dollgov.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Prill 2018
Kalendari i ngjarjeve
Prill 2018
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30