×
Dita e Fitores, Maj 2012
Rusia sot kremton Ditën Fitores në Luftën e Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Në të gjitha rajonet e vendit, nga Vladivostoku e deri në Kaliningrad, po zhvillohen aktivitete festive, evenimenti më kryesor ndër të cilat është Parada e Fitores në Sheshin e Kuq të Moskës. Një vemendje e veçantë në këtë ditë i kushtohet sigurisht veteranëve, atyre që luftuan për arritjen e Fitores si në frontet e luftës, ashtu dhe në prapavijë.
Bota kremton 67-vjetorin e Fitores së Madhe mbi Gjermaninë fashiste në Luftën e Dytë Botërore. Për të u pagua një çmim jashtëzakonisht i shtrenjtë. Këta janë miliona ushtarë dhe banorë paqësorë që gjetën vdekjen nën bombat, nga sëmundjet, uria dhe puna rraskapitëse në kampet e përqendrimit.
Në Moskë u zhvillua Parada solemne për nder të 67-vjetorit të Fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Madhe Patriotike (Lufta e Dytë Botërore). Në të morrën pjesë pothuajse 15.000 ushtarakë të ushtrisë ruse, më shumë se 100 njësi teknike luftarake moderne. Helikopterët valëvitën mbi sheshin kryesor të vendit flamurin shtetëror të Rusisë dhe simbolikën e Forcave të Armatosura.
Për miliona bashkatdhetarë rusë Shiriti i Shën Gjergjit u shndërrua tashmë në simbol të Fitores së Madhe mbi nazizmin, në shenjë respekti ndaj veteranëve dhe kujtimit të ndritur të heronjve që ranë në fushat e betejave. Veprimtaria e shpërndarjes së tij përgjatë dy javëve është zhvilluar këtë vit jo vetëm në Rusi, por edhe në 92 vende të tjera të botës.
Bataret e topave të kryqëzorit “Belfast” dhe hapja e Urës së famshme Tower në Londër për nder të veteranëve do të bëhen kulminacion i festimit të Ditës së Fitores në Britaninë e Madhe.
Ambasadori i Rusisë në Japoni Eugjeni Afanasiev dhe kryetarët e misioneve diplomatike të vendeve
Presidenti rus Vladimir Putin bëri thirrje për të mos harruar se si filloi t
Në Rusi sot kremtohet 67 vjetori i Fitores në Luftën e Madhe Patriotike. Popujt e
Ndryshojnë brezat, kalojnë dekadat, por Fitorja mbi nazizmin në vitin 1945 vazhdon të mbetet si dhe më parë një nga ngjarjet kryesore historike për miliona njerëz në mbarë planetin. 8 dhe 9 Maji janë shpallur me vendim të OKB-së Ditë të Përkujtimit dhe Pajtimit. Në Rusi Dita e Fitores është një festë e adhuruar, mjaft e shtrenjtë për gjithë popullin.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Maj 2012
Kalendari i ngjarjeve
Maj 2012
1
2
3
4
5
6
7
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31