×
teleskop, Shkurt 2013
Projekti i programit federal rus për kundërvënien ndaj rreziqeve kërcënuese kozmike do të ketë tani shans për një zhvillim të mëtejshëm. Pas shpërthimit të meteoritit në rajonin e Uraleve, siç është raportuar nga mediat ruse, projekti iu dorëzua Zëvendëskryeministrit Dimitri Rogozin.
Rënia e meteoritit në rajonin e Çeljabinskut (Chelyabinsk) ka nxitur komunitetin shkencor global për të zhvilluar sisteme të reja paralajmëruese të kërcënimit kozmik. SHBA-ja synon të vendosë në Tokë dhe në kozmos disa komplekse vëzhgimore. Në Rusi, jo larg Kazanit (kryeqyteti i Republikës së Tartarstanit), do të vihet në veprim teleskopi i ri unikal "Megatortor", i aftë për të monitoruar objekte të vogla kozmike që lëvizin me shpejtësi shumë të lartë.
Trupat qiellorë, rënia e të cilëve është regjistruar të mërkurën në rajonin e Uralit, në zonën pranë Vollgës (Povollzhie) si dhe në Kazakistan, ishin fragmente të një meteori që shpërtheu në qiell. Sipas vlerësimeve të Akademisë së Shkencave të Rusisë, ai ishte me një diametër rreth disa dhjetëra metra, peshonte gati 10 ton dhe fluturoi drejt Tokës me një shpejtësi prej 15-20 kilometra për sekondë.
Për njerëzit e prekshëm, fort sensibël, të cilët nuk ia arritën dot të prisnin fundin e botës në dhjetor, tani u duk një shkas i ri për shqetësim. Më 15 shkurt në afërsi të Tokës do të fluturojë asteroidi DA14 me madhësi rreth 45 metra. Qasja maksimale llogaritet të jetë përafërsisht 28 mijë kilometra. Një fluturim i tillë kaq i afërt me Tokën i një trupi qiellor të kësaj madhësie nuk është vënë re që prej fillimit të viteve '90.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2013
1
2
3
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
16
17
18
19
20
23
24
25
26
27
28