×
islamistë radikalë, Shtator 2013

Rebelët që kontrollojnë veriun e Malit, njoftuan pezullimin e negociatave me qeverinë.

Në radhët e opozitës siriane ka ndodhur një ndarje e vërtetë. Trembëdhjetë prej grupeve të mëdha rebele deklaruan se nuk e njohin Koalicionin Kombëtar dhe qeverinë e Ahmed Tumeha. Islamistët deklaruan shkëputjen e marrëdhënieve me kundërshtarët më liberalë të Bashar Al-Assad-it dhe u bënë thirrje mbështetësve të tyre t'i përmbahen ligjeve të sheriatit. Sipas mendimit të disa analistëve, situata po del jashtë kontrollit dhe mund të përfundojë në një masakër.

Militantët e grupit islamist Boko Haram, të veshur me uniformën e ushtrisë, vranë 87 vetë dhe dogjën dhjetra shtëpi në një qendër të banuar në verilindje të Nigerisë.

Mbi 90 islamistë janë vrarë gjatë një operacioni 2-javor të trupave qeveritare në jug të Filipineve, shkruajnë mediat kombëtare. 

Në Egjipt mbështetësit e Presidentit të rrëzuar, Mohammed Mursi, u bëjnë thirrje bashkëkombasve që më 19 shtator të fikin telefonat e tyre celularë.

Në Egjipt, në Gadishullin e Sinait, pranë një autobusi të policisë shpërtheu një bombë e vendosur anës rrugës.

Prokuroria e qytetit të Adanës (jugu i Turqisë) ka shpallur një akuzë formale kundër disa qytetarëve të Republikës së Turqisë dhe Sirisë, të cilët në maj të këtij viti u përpoqën të blinin në Turqi 10 ton komponentë për prodhimin e armëve kimike. Organi i akuzës mendon se të dyshuarit janë të lidhur me grupet që luftojnë kundër qeverisë siriane si fronti An-Nusra dhe grupi Ahrar Al-Sham, të afërt me "Al-Qaeda".

Autoritetet libiane kanë premtuar të fillojnë në shtator procesin gjyqësor ndaj djalit të Muammar Gaddafi - Seif al-Islam Gaddafi. Vërtetë, vetë i pandehuri nuk është ende në duart e tyre. Ai u kap nga rebelët në nëntor të vitit 2011 dhe që nga ajo kohë mbahet i ngujuar në burgun e qytetit të Zintan. Kërkesat e vazhdueshme të qeverisë për ta transferuar Seif al-Islam Gaddafi në kryeqytetin e vendit autoritetet lokale i injorojnë krejtësisht.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2013
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2013
1
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
14
15
17
19
21
22
23
24
25
26
28
29
30