×
islamistë radikalë, Gusht 2013

Autoritetet indiane arrestuan njërin nga kriminelët më të kërkuar të vendit - liderin e grupit islamik "Indian Mujahideen", Yasin Bhatkal, njoftojnë mediat lokale.

Mbështetësit e Presidentit egjiptian të rrëzuar nga ushtarakët, Mohammed Mursi, ndërmorrën përpjekjen për të sulmuar Sheshin qendror të Kajros, Tahrir.

Në orët e ardhshme në Kajro dhe në qytete të tjera egjiptiane mund të vendoset shtetrrethimi.

Ushtarakët e Ushtrisë egjiptiane që nga momenti i rrëzimit nga pushteti të ish-Presidentit Mohammed Mursi kanë asgjësuar 60 militantë të grupeve radikale islamike në Gadishullin e Sinait, deklaruan të mërkurën ushtarakët egjiptianë.

Në Egjipt po vazhdojnë mitingjet e protestës të mbështetësve të Presidentit të rrëzuar nga pushteti Mohammad Mursi, por duke gjykuar nga të gjitha, ato nuk do të jenë jetëgjata. Ushtarakët po përgatiten për të shpërndarë demonstratat e islamistëve, dhe, me sa duket, vetëm vazhdimi i muajit mysliman të agjërimit - Ramazanit - i përmban ata nga ndërmarrja e veprimeve të vendosura për arritjen e qëllimit. Por Ramazanit po i vjen fundi dhe situata mund të acarohet në mënyrë të theksuar, madje dramatike.

Sindikata e përgjithshme e punëtorëve të Tunizisë lëshoi ​​një ultimatum për qeverinë e islamistëve, duke kërkuar prej saj që t’i lëshojnë pushtetin teknokratëve.

Gjykata e Bangladeshit nxorri jashtë ligjit partinë kryesore opozitare islamiste në vend - "Jamaat-e-Islami" - duke e bazuar vendimin e saj në faktin se programi i partisë bie në kundërshtim me kushtetutën e vendit.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Gusht 2013
Kalendari i ngjarjeve
Gusht 2013
3
4
5
8
9
10
11
12
13
15
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
30
31