×
trazira, 20 shkurt 2014

Mu në zemër të Europës po ndodh një betejë e vërtetë me të shtëna armësh, granatime dhe zjarrvënie, shpërthime predhash, të vrarë dhe të plagosur. Dhe këtë "film horror" askush nuk mund ta ndalë dot. Me ç’sy i sheh ngjarjet në Kiev vendi fqinj i afërt i Ukrainës - Republika Çeke?

Viktima të trazirave në Ukrainë që prej 18 shkurtit janë bërë tashmë 64 vetë, thuhet në një deklaratë të Ministrisë së Shëndetësisë të Ukrainës.

Policia u largua nga qendra e Kievit, kordonet policore janë hequr dhe në rrugë nuk duket asnjë nga zbatuesit e ligjit. Këmbësorë gjithashtu ka fare pak.

Ajo që po ndodh aktualisht në Ukrainë është një përpjekje fare e hapur për konfiskimin e dhunshme të pushtetit, deklaroi të enjten Zëdhënësi zyrtar i Ministrisë së Jashtme të Federatës Ruse, Aleksandër Llukasheviç (Alexander Lukashevich).

Ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Ukrainës filluan t’i dorëzohen në masë protestuesve të Majdanit, njofton botimi "Lajmet e Ukrainës" (russ. "Украинские новости"). Aktualisht janë dorëzuar rreth njëqind vetë.

Në Sheshin e Pavarësisë, në afërsi të hotelit "Kozackij", në tokë janë shtrirë shtatë trupa të pajetë.

Pas trazirave në Kiev për ndihmë mjekësore u drejtuan në institucionet përkatëse 445 persona, njoftohet në faqen e Internetit të Ministrisë së Shëndetësisë të vendit.

Punonjësve të aparatit të Kabinetit të Ministrave të Ukrainës iu kërkua të largohen nga ndërtesa, njoftoi gazetarët një burim në qeverinë e vendit.

Në Verhovna Rada të Ukrainës është shpallur evakuimi emergjent. Deputetët dhe punonjësit po braktisin godinën e parlamentit. Arsyet për këtë evakuim nuk janë zbuluar.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28
Shkurt 2014
Kalendari i ngjarjeve
Shkurt 2014
1
2
3
4
5
6
7
9
10
11
13
14
15
16
17
23
24
25
26
28