×
trazira, 11 dhjetor 2013

Tentativa për grusht shteti në Ukrainë dështoi. Për herë të parë, që nga momenti i presidencës së vet, Viktor Janukoviç rreshti së kërkuari kompromise të gjera dhe ia besoi zgjidhjen e problemit "gardës së vjetër" të tij, duke hedhur poshtë variantin e kapitullimit, të cilin përpiqej t’ia impononte atij me këmbëngulje të madhe krahu pro-perëndimor në rrethin e presidentit. Rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Në kryeqytetin e Ukrainës policia po përpiqet të spostojë protestuesit nga rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Sipas deklaratës së autoriteteve, qëllimi i këtyre veprimeve nuk është aspak shpërndarja e demonstruesve, por lirimi i karrexhatës. Deri tani efektivët e forcave të zbatimit të ligjit nuk po arrijnë dot të çajnë kordonin e protestuesve.

Ushtarët e forcave speciale policore "Berkut" dhe trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme morrën kontrollin mbi një pjesë të zonës së barrikadave të "EvroMajdanit" në Sheshin e Pavarësisë.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe njësia e forcave speciale policore "Berkut" ia hynë punës për lirimin me forcë të godinës së Këshillit të Qytetit në Kiev, e cila është zaptuar prej mbështetësve të opozitës që po proteston.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
7
8
12
14
15
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31