×
trazira, 2013

Sot qeveria e Ukrainës do të diskutojë me deputetët e partisë në pushtet situatën në vend. Protestat në qendër të kryeqytetit të vendit nuk po rreshtin: opozita, si dhe më parë, vazhdon të këmbëngulë për dorëheqjen e qeverisë dhe kërkon vendosjen e moratoriumit mbi pranimin e Ukrainës në Bashkimin Doganor. BE-ja, nga ana e vet, pezulloi përgatitjen e marrëveshjes me Ukrainën dhe ka ndërmend ta shqyrtojë këtë çështje në Samitin e vet në Bruksel më 19-20 dhjetor.

Bashkimi Evropian dhe Ukraina kanë rifilluar bisedimet mbi asocimin. Palët ia hynë punës për diskutimin e afateve dhe kushteve të nënshkrimit të Marrëveshjes. Ndërkohë në Kiev po vazhdojnë aksionet masive të protestës. Sipas vlerësimeve të MPB-së të Ukrainës, në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) janë mbledhur rreth pesë mijë protestues.

Liderët e partive opozitare ranë dakord për të marrë pjesë në takimin me Presidentin ukrainas Viktor Janukoviç, deklaroi zëdhënësi i opozitës nga skena e ngritur në Sheshin e Pavarësisë (Majdan) në Kiev.

Tentativa për grusht shteti në Ukrainë dështoi. Për herë të parë, që nga momenti i presidencës së vet, Viktor Janukoviç rreshti së kërkuari kompromise të gjera dhe ia besoi zgjidhjen e problemit "gardës së vjetër" të tij, duke hedhur poshtë variantin e kapitullimit, të cilin përpiqej t’ia impononte atij me këmbëngulje të madhe krahu pro-perëndimor në rrethin e presidentit. Rezultati i ka tejkaluar të gjitha parashikimet.

Në kryeqytetin e Ukrainës policia po përpiqet të spostojë protestuesit nga rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Sipas deklaratës së autoriteteve, qëllimi i këtyre veprimeve nuk është aspak shpërndarja e demonstruesve, por lirimi i karrexhatës. Deri tani efektivët e forcave të zbatimit të ligjit nuk po arrijnë dot të çajnë kordonin e protestuesve.

Ushtarët e forcave speciale policore "Berkut" dhe trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme morrën kontrollin mbi një pjesë të zonës së barrikadave të "EvroMajdanit" në Sheshin e Pavarësisë.

Trupat e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe njësia e forcave speciale policore "Berkut" ia hynë punës për lirimin me forcë të godinës së Këshillit të Qytetit në Kiev, e cila është zaptuar prej mbështetësve të opozitës që po proteston.

Duma Shtetërore e Federatës Ruse i bëri thirrje opozitës së Ukrainës për të vepruar brenda kuadrit ligjor, ndërsa politikanëve perëndimorë - të rreshtin së ndërhyri në punët e brendshme të këtij vendi.

Stacioni i metrosë së Kievit "Kreshjatik" u mbyll përsëri për shkak të kërcënimit të minimit të tij, njoftoi shërbimi për shtyp i metrosë.

Policia e Ukrainës spostoi protestuesit nga qendra e Kievit, forcat e Ministrisë së Punëve të Brendshme po çmontojnë barrikadat, ndërsa Presidenti Viktor Janukoviç po përgatitet për t'u ulur në "tryezën e rrumbullakët" mbarëkombëtare me përfaqësuesit e opozitës. Ndërkohë në Kiev pritet të mbërrijë Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Çështjet e Jashtme dhe Politikë të Sigurisë, Catherine Ashton.

Efektivët e organeve ukrainase të zbatimit të ligjit kanë marrë urdhër për lirimin Bashkisë së Kievit dhe Shtëpisë së Sindikatave të kryeqyteti, të cilat janë zaptuar prej demonstruesve, njofton Agjencia LIGABiznesInform (ЛІГАБізнесІнформ).

Shërbimi për shtyp i policisë së Kievit i ka përgënjeshtruar deklaratat e Partisë opozitare "Batkivshina" ("Atdheu") se forcat speciale të policisë "Berkut" kanë marrë me sulm selinë e partisë.

Marina Soroka, Zëdhënëse e Partisë opozitare ukrainase "Batkivshina" ("Atdheu"), e cila kryesohet nga Julia Timoshenko, njoftoi se efektivët e forcave speciale të policisë "Berkut" kanë marrë nën kontroll Shtabin qendror të partisë në Kiev.

Krerët e opozitës ndërprenë urgjentisht konferencën e vet për shtyp dhe u nisën drejt postblloqeve në qendër të Kievit.

Në Kiev pjesëmarrësit e "EvroMajdanit" kanë bllokuar gjithë rajonin e godinave qeveritare: janë ngritur barrikada rreth ndërtesave të Kabinetit të ministrave, Administratës presidenciale, Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe Verhovna Rada (Parlamentit). Protestuesit rrëzuan nga piedestali statujën e Leninit në qendër të qytetit, zhgarravitën memorialin e ngritur për nder të pjesëmarrësve të Kryengritjes së vitit 1918 si dhe bastisën e shkatërruan një dyqan.

Në Tajlandë, pas një ndërprerje të shkurtër për shkak të festimit të ditëlindjes së Mbretit, rifilluar protestat kundër autoriteteve qeverisëse të vendit.

Forcat e sigurisë në Kiev kanë bllokuar plotësisht Sheshin e Pavarësisë (Majdanit), ku ndodhen pjesëmarrësit e protestës së opozitës në mbështetje të integrimit evropian të Ukrainës.

"Autoritetet po përpiqen të ushtrojnë presion psikologjik mbi ne dhe të na trembin, por njerëzit nuk kanë ndërmend të largohen nga Sheshi i Pavarësisë dhe do të qëndrojë deri në fund.

Ushtarët e trupave të Ministrisë së Punëve të Brendshme, të pajisura me të gjitha veshjet dhe mjetet e nevojshme, dhe oficerët e shërbimit special të policisë "Berkut" kanë bllokuar tani Sheshin e Pavarësisë (Sheshin e Majdanit).

Në Kiev natën e fundit ka filluar arrestimi i personave të dyshuar për përfshirje në rrëzimin dhe prishjen e monumentit të Leninit në qendër të kryeqytetit ukrainas.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
29
31