×
Kazan, Qershor 2013
Në Universiadën XXVII Verore Mbarëbotërore në Kazan do të marrin
Ceremonia e Hapjes dhe Mbylljes së Universiadës XXVII Verore Mbarëbotërore 2013 në Kazan, si dhe garat sportive do të transmetohen në televizion në 105 vende të botës. Kanalet kryesore do të jenë "Eurosport", "Rossia 2" dhe "TNV" (Tatarstan - Novij Bek).
Që nga data 25 qershor atletët dhe anëtarët e delegacioneve zyrtare, të cilët marrin pjesë në Universiadën Verore Mbarëbotërore XXVII në Kazan, kanë të drejtë të hyjnë pa vizë në Rusi.
Në kuadër të Universiadës Kulturore Teatri Shtetëror Akademik i Tatarstanit me emrin e Galiaskar Kamal do të shfaqë shtatë spektakle me përkthim sinkron në rusisht, anglisht, spanjisht dhe frëngjisht.
Në Universiadën e XXVII-të Verore Botërore do të marrin pjesë përfaqësuesit e 162 vendeve. Ky është një rekord në historinë e Lojrave Universitare.
Delegacioni i parë që mbërriti në kryeqytetin e Tartarstanit (Republikë e Federatës Ruse kjo) ishte ai nga qyteti i Gwangju (Koreja e Jugut) - vendi pritës i Universiadës së ardhshme verore të vitit 2015.
Në radhët e ekipit kombëtar rus u përfshinë 25 kampionë olimpikë, 50 medalistë të Lojrave Olimpike si dhe më shumë se 100 mjeshtra sporti të nivelit ndërkombëtar.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Qershor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Qershor 2013
1
2
3
4
5
6
7
8
9
11
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
29
30