×
stuhi, 2013

Në rajonin e Antarktikut, ku është mbërthyer nga akujt anija "Akademik Shokalskij", "u ngrit një stuhi e fuqishme dëbore", njoftoi të enjten nga bordi i anijes drejtuesi i Ekspeditës Antarktike Australiane Chris Turney.

Shkatërrime dhe dëme serioze u shkaktoi stuhia e fuqishme "Dirk" qytetarëve evropiane. Kështu, në disa provinca franceze dhe në jug të Francës shtëpitë kanë mbetur pa energji elektrike për shkak të këputjes së telave në shtyllat e tensionit të lartë. Nga stuhia gjetën vdekjen gjashtë banorë të Francës.

Rreth 100.000 shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në jug të Britanisë së Madhe për shkak të stuhisë së fuqishme.

Të mërkurën në mbrëmje Kamçatka do të përfshihet nga një ciklon i fuqishëm që do të vijë nga Japonia. Ai do të sjellë me vete erë të stuhishme me reshje të bollshme dëbore.

Viktima të ciklonit të fuqishëm, që goditi disa vende të Evropës veriore, u bënë pesë persona.

Si rezultat i stuhisë, e cila solli një mot të ftohtë në jugperëndim të Shteteve të Bashkuara, humbën jetën 13 persona.

Stuhia tropikale "Zoraida" vërshoi të martën në mëngjes mbi zonën jugore të Filipineve dhe po lëviz për në veriperëndim me një shpejtësi prej 30 km/h.

Dallgë deti me një lartësi prej gati 10 metra janë regjistruar në Detin e Beringut në brigjet e Kamçatkës.

Një stuhi e fuqishme, e shoqëruar me shira të dendur dhe erëra të vrullshme, është tërbuar në jug të Anglisë dhe Uellsit.

Në prefekturën jugore japoneze të Okinawa-s dhe në arkipelagun Amami është shpallur paralajmërimi për stuhi për shkak të afrimit të tajfunit "Francisko".

Stuhia tropikale "Raymond", e cila u formua në brigjet e Paqësorit në Meksikë, u shndërrua në një uragan të kategorisë së parë.

Erërat e uraganit nxorrën në bregun e pjesës jugore të ishullit Iturup (Kurilet e Mesme) anijen e mallrave "Livadia".

Valët e shkaktuara nga tajfuni dëmtuan rrethimin, i cili parandalon përhapjen e grimcave radioaktive përtej portit të centralit bërthamor të dëmtuar "Fukushima-1", njoftoi kompania-operatore e centralit TEPCO.

Numri i të vdekurve si pasojë e uraganit "Ingrid" dhe stuhisë tropikale "Manuel" në Meksikë, sipas të dhënave të fundit, arriti në 50 persona.

Në një sërë zonash të rajonit Puno në juglindje të Perusë është shpallur gjendja e jashtëzakonshme në lidhje me reshjet e mëdha të borës që po bien në këtë territor.

Në territorin e shtetit meksikan të Veracruz u shpall alarmi për shkak të afrimit të stuhisë tropikale "Fernand".

Tajfuni "Utor", i cili erdhi nga ana e Filipineve dhe që mori atje jetët e të paktën 6 personave, ka paralizuar sot jetën në Hong Kong.

Ditën e enjte, më 8 gusht, në lidhje me afrimin e një cikloni të fuqishëm në rajonin e Primorjes u shpall paralajmërimi i stuhisë.

Stuhia tropikale "Gil" u formua të martën në pjesën lindore të Oqeanit Paqësor në brigjet perëndimore të Meksikës, njoftuan ekspertët e Qendrës Kombëtare amerikane për Monitorimin e Uraganeve, me bazë në Miami (Florida).

Një stuhi e fuqishme, gjatë së cilës ra norma mujore e reshjeve, la 300 mijë banorë të Torontos, metropolit më të madh kanadez, pa energji elektrike.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Janar 2013
Kalendari i ngjarjeve
Janar 2013
1
2
3
4
5
6
7
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31