×
Zjarri Olimpik

Zjarri i Olimpiadës në Soçi do të ndizet me pishtarin, i cili në kuadër të stafetës së Pishtarit olimpik ka qenë në kozmos, në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar​​, njoftuan në Komitetin Organizativ "Soçi-2014".

Kapsula e shkëputur nga anija kozmike "Soyuz", me kozmonautin rus Fjodor Jurçihin dhe astronautët Karen Nyberg dhe Luca Parmitano në bord, u ul me sukses në Kazakistan.

Stafeta e parë e pishtarit me zjarrin olimpik në kozmos ​​është planifikuar për datën 9 nëntor, njoftoi Qendra e Drejtimit të Fluturimeve në periferi të Moskës.

Anija e pilotuar kozmike "Soyuz TMA-11M" me ekuipazhin e ekspeditës së re në bord u ankorua me Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në regjim automatik.

Nga kozmodromi "Bajkonur" u lëshua anija kozmike "Soyuz", e cila do të dërgojë në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar një nga simbolet kryesore të Lojrave Olimpike Dimërore - pishtarin e "Soçi-2014".

Komisioni Shtetëror miratoi përbërjen e ekuipazhit të anijes kozmike "Soyuz TMA-11M", e cila do të niset për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më 7 nëntor, duke dërguar në SKN edhe pishtarin olimpik.

Pishtari me zjarrin olimpik në kozmos ​​do të shoqërohet nga 4 avionë dhe 14 helikopterë, njofton shërbimi për shtyp i Qarkut Ushtarak Qendror.

Zjarri olimpik për herë të parë në historinë botërore mbërriti në Polin e Veriut.

Në Komitetin Organizativ të Lojrave Olimpike në Soçi përgënjeshtruan njoftimet e mediave në lidhje me faktin se pishtari olimpik shpërtheu në duart e një pjesëmarrëseje të stafetës.

Stafeta e Pishtarit me zjarrin olimpik ka hyrë në një fazë të re. Nga Murmansku startoi një ekspeditë unikale - akullthyesja bërthamore ruse "50 vjet të Fitores" do ta dërgojë zjarrin olimpik në Polin e Veriut. Nga porti i Murmanskut akullthyesjen e përcolli korrespondenti i Radiokompanisë "Zëri i Rusisë" Gregori Milenin.

Zjarri olimpik pritet të mbërrijë sot në qarkun e Tverit.

Pjesëmarrës në stafetën e pishtarit të zjarrit olimpik "Soçi-2014" në rajonin e Krasnodarit të Rusisë do të bëhet edhe një delfin i stërvitur i Detit të Zi.

Pas fazës 3-ditore të stafetës së Moskës zjarri i Lojrave të XXII Olimpike Dimërore të vitit 2014 u zhvendos nga kryeqyteti i Federatës Ruse në periferi të Moskës.

Zjarri i Lojrave të 22-ta Olimpike Dimërore të vitit 2014 ditën e mërkurë vizitoi metronë e Moskës, duke udhëtuar në linjën e metrosë "Arbatsko-Pokrovskoje" nga stacioni "Sllavjanskij Bulvar" deri në "Park Pobedi".

Të martën në Moskë nisi dita e dytë e fazës së parë të stafetës së pishtarit të Lorjave Olimpike Dimërore 2014.

Në Moskë filloi faza e parë e stafetës së pishtarit olimpik nëpër Rusi. Në ditën e parë të maratonës - 7 tetor - flaka sportive kaloi nëpër rrugët kryesore dhe vendet më të famshme të kryeqytetit rus. Gjatësia totale e rrugës ishte 33 kilometra dhe pishtari me simbolin e Olimpiadës kaloi nëpër duart e 204 pishtarëmbajtësve.

Faza e parë e stafetës së pishtarit të Lojërave Olimpike Dimërore në Soçi të vitit 2014 nisi të hënën në Sheshin e Kuq të Moskës.

Ekuipazhi i radhës mbëriti në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Kozmonautët rusë të ekspeditës së 38-të Oleg Kotov dhe Sergei Rjazanski i pret një mision i rëndësishëm. Në nëntor, ata duhet të nxjerrin në kozmos të hapur pishtarin e Lojërave Olimpike "Soçi-2014".

Ka mbetur më pak se një muaj para fillimit të stafetës së pishtarit olimpik. Pishtari i ndezur do të niset drejt një udhëtimi rekord për nga kohëzgjatja e tij më 7 tetor nga Moska. Ai do të shëtisë pothuajse në 3 mijë qytete, do të ngjitet në Elbrus, do të dërgohet deri në fundin e shtratit të liqenit Bajkal dhe madje do të udhëtojë edhe drejt kozmosit​​.

Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30