×
kozmonaut, Tetor 2012
Anija kozmike transportuese ruse "Progress" u ankorua me sukses në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SNK) në mënyrë automatike.
Sot nga kozmodromi “Bajkonur” u realizua lançimi i raketëmbajtëses "Sojuz-U" (russ. «Союз-У») me anijen kozmike të transportit "Progress M-17M" (russ. «Прогресс М-17М»). Ajo po çon në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) më shumë se 2.5 ton ngarkesa me rëndësi jetike. Anija kozmike “Progress” do të dërgojë në orbitë, përveç pajisjeve shkencore, pjesëve të këmbimit dhe atyre kompletuese për Stacionin, edhe fruta të freskëta: mollë, portokalle, limona.
Anija kozmike e pilotuar ruse "Sojuz TMA-06m" me ekuipazhin e ekspeditës së re në bord, e cila u lëshua të martën nga kozmodromi “Bajkonur”, u ankorua në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN) në mënyrë automatike.
Nga kozmodromi "Bajkonur" u lëshua raketëmbajtësja "Sojuz-FG" me anijen kozmike "Sojuz TMA-06m", në bordin e së cilës gjendet ekuipazhi i ri i Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) - kozmonautët e Agjencisë Federale Kozmike ruse "Roskozmos" Oleg Novitski, Eugjeni Tarjellkin dhe astronauti i NASA-s Kevin Ford.
U miratua përbërja përfundimtare e ekspeditës ndërkombëtare që nesër do të niset për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN). Ekuipazhi i ri përfshin rusin Oleg Novitski, bjellorusin Evgeni Tarjellkin dhe amerikanin Kevin Ford.
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Tetor 2012
Kalendari i ngjarjeve
Tetor 2012
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
24
26
27
28
29
30