×
Perëndimi, Dhjetor 2013

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Perëndimi për herë të parë i bëri të qartë të opozitës siriane se Presidenti i Republikës Bashar Al-Assad mund të mbetet në pushtet.

Ekspertët e OKB-së bënë publik raportin mbi përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Siri. Pas shqyrtimit të imtësishëm të dëshmive faktike, ata gjetën se substancat toksike për këtë vitin e fundit atje janë përdorur së paku pesë herë. Vërtetë, gjatë kësaj ekspertët nuk ishin të autorizuar për të evidentuar se cila prej palëve ndërluftuese e vuri në përdorim arsenalin kimik.

Mesazhi i përvitshëm i Presidentit rus drejtuar Asamblesë Federale, i cili u artikulua në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit të Moskës, u dëgjua jo vetëm nga rusët, por jehoi me zë të lartë edhe në Evropë. Agjencitë informative citojnë deklaratat e Kryetarit të shtetit rus mbi temat që shkaktojnë një interes të madh dhe mjaft të gjallë në Perëndim.

Në kryeqytetin e Ukrainës policia po përpiqet të spostojë protestuesit nga rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Sipas deklaratës së autoriteteve, qëllimi i këtyre veprimeve nuk është aspak shpërndarja e demonstruesve, por lirimi i karrexhatës. Deri tani efektivët e forcave të zbatimit të ligjit nuk po arrijnë dot të çajnë kordonin e protestuesve.

Gjatë fundjavës kryeqyteti ukrainas u trondit nga trazirat masive. Si rezultat i përleshjeve u plagosën 165 pjesëmarrës të aksioneve të protestave dhe më shumë se njëqind oficerë të zbatimit të ligjit. Tani protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesës së qeverisë ukrainase dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e saj.

1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30 31
Dhjetor 2013
Kalendari i ngjarjeve
Dhjetor 2013
1
3
4
5
6
7
8
9
10
12
14
15
17
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31