×
Perëndimi

Evropa dhe Shtetet e Bashkuara mund t’i ofrojnë një ndihmë të konsiderueshme financiare Ukrainës. Në lidhje me një skenar të tillë të mundshëm të zhvillimit të ngjarjeve deklaroi Shefja e diplomacisë evropiane, Catherine Ashton. Sipas fjalëve të saj, tashmë po zhvillohet jo vetëm skenari i investimeve të drejtpërdrejta financiare, por edhe një kompleks i tërë masash. Përfaqësuesit e opozitës ukrainase thonë se për stabilizimin e situatës në vend do të duhen të paktën 15 miliardë $.

Në Moskë janë të befasuar nga përpjekjet e vazhdueshme të Perëndimit për të ushtruar presion mbi Kievin pas marrëveshjeve të arritura prej tij me Moskën.

Perëndimi për herë të parë i bëri të qartë të opozitës siriane se Presidenti i Republikës Bashar Al-Assad mund të mbetet në pushtet.

Ekspertët e OKB-së bënë publik raportin mbi përdorimin e armëve të shkatërrimit në masë në Siri. Pas shqyrtimit të imtësishëm të dëshmive faktike, ata gjetën se substancat toksike për këtë vitin e fundit atje janë përdorur së paku pesë herë. Vërtetë, gjatë kësaj ekspertët nuk ishin të autorizuar për të evidentuar se cila prej palëve ndërluftuese e vuri në përdorim arsenalin kimik.

Mesazhi i përvitshëm i Presidentit rus drejtuar Asamblesë Federale, i cili u artikulua në Sallën e Shën Gjergjit të Kremlinit të Moskës, u dëgjua jo vetëm nga rusët, por jehoi me zë të lartë edhe në Evropë. Agjencitë informative citojnë deklaratat e Kryetarit të shtetit rus mbi temat që shkaktojnë një interes të madh dhe mjaft të gjallë në Perëndim.

Në kryeqytetin e Ukrainës policia po përpiqet të spostojë protestuesit nga rrugët dhe sheshet kryesore të qytetit. Sipas deklaratës së autoriteteve, qëllimi i këtyre veprimeve nuk është aspak shpërndarja e demonstruesve, por lirimi i karrexhatës. Deri tani efektivët e forcave të zbatimit të ligjit nuk po arrijnë dot të çajnë kordonin e protestuesve.

Gjatë fundjavës kryeqyteti ukrainas u trondit nga trazirat masive. Si rezultat i përleshjeve u plagosën 165 pjesëmarrës të aksioneve të protestave dhe më shumë se njëqind oficerë të zbatimit të ligjit. Tani protestuesit janë mbledhur pranë ndërtesës së qeverisë ukrainase dhe kanë bllokuar të gjitha hyrjet e saj.

Shefat e një sërë shërbimeve speciale (agjencive të inteligjencës) perëndimore kanë shprehur shqetësim në lidhje me faktin, se qytetarët e Evropës dhe Shteteve të Bashkuara të kthyer nga lufta në Siri do të përbëjnë rrezik kërcënues për sigurinë në atdheun e tyre. Në videoklipet e postuara në YouTube militantët premtojnë me të vërtetë se pas Sirisë objektiv i tyre i ardhshëm do të bëhen vendet që dikur kanë strehuar prindërit e tyre.

Në konfliktin sirian janë vrarë më shumë se 100.000 njerëz. "Një milion persona u detyruan të braktisin atdheun, miliona banorë të tjerë kanë migruar brenda Sirisë dhe mijëra vetë vazhdojnë të kalojnë kufirin e vendit çdo ditë. Siria po rrëshqet drejt një katastrofe të shkallës të plotë - deklaroi Komisioneri i Lartë i OKB për Refugjatët, António Guterres.

Irani deklaroi mbi pezullimin prej tij të pasurimit të uraniumit deri në 20%, çka ishte një nga kërkesat kryesore të komunitetit ndërkombëtar ndaj programit bërthamor të Iranit. Ekspertët perëndimorë po vrasin mendjen në përpjekje për të kuptuar se çfarë qëndron pas kësaj deklarate. Sipas mendimit të optimistëve, një gjest i tillë demonstron aspiratat paqësore të Presidentit të ri iranian Hassan Rouhani.

"Dora e rëndë e Rusisë ushtron presion mbi fqinjët", "Situata në Rusi është fare afër grushtit të shtetit", "Moska duhet të rikonceptojë metodat e politikës së jashtme". Këta janë vetëm disa nga titujt e artikujve të mediave perëndimore të javëve të fundit.

Rusia u bën thirrje të gjithë lojtarëve ndërkombëtarë që të mos përsërisin gabimet e së kaluarës dhe të parandalojnë ndërhyrjen ushtarake në Siri, deklaroi të hënën në një konferencë për shtyp Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov.

Plot një çerek shekulli më parë, më 20 gusht të vitit 1988, hyri në fuqi armëpushimi mes Irakut dhe Iranit. Përfundoi lufta e përgjakshme 8-vjeçare. Sipas mendimit të ekspertëve, asnjëra nga palët ndërluftuese nuk e arriti fitoren e pakushtëzuar.

Në gusht të vitit 1968 filloi operacioni "Danubi". Trupat e vendeve të Paktit të Varshavës hynë në Çekosllovaki dhe i dhanë fund reformave demokratike të Alexander Dubček. Ndryshe nga Kryengritja Hungareze e vitit 1956, shtypja e “Pranverës së Pragës” ndodhi me gjakderdhje relativisht të vogël.

Bota, Historia, Bashkimi Sovjetik, revolucioni, Çekia, Perëndimi, Çekosllovakia, Traktati i Varshavës
Nuk ekzistojnë shkaqe për shpërthimin e një "Luftë të Ftohtë
Deri para pak kohësh dukej sikur euroskeptikët rumunë thjesht nuk ekzistonin. Natyrisht, një përqindje e caktuar e shtetasve me prirje të theksuara negative ndaj Bashkimit Evropian apo Perëndimit, në përgjithësi, ka ekzistuar në të vërtetë, megjithatë asnjë mundësi për të ndikuar në diskursin publik apo politik euroskeptikët nuk kishin. Adhurimi i Perëndimit, SHBA-ve dhe NATO-s, pranimi e respektimi i vlerave liberale ishin atribute të detyrueshme për gazetarin, politikanin apo figurën e besueshme publike.
Irani do të rrisë rezistencën ndaj Perëndimit dhe aleatëve të tij në Lindjen e Mesme në përgjigje të përpjekjeve të tyre për të rrëzuar nga pushteti Presidentin Bashar Al-Assad. Kjo direktivë, nëse do t’i besohet publikimit të botimit "Daily Telegraph", u dha nga Lideri Suprem i Iranit Ayatollah Ali Khamenei.
Perëndimi po e shfrytëzon gjerësisht skenarin libian për përmbysjen e regjimit në Damask. Po zhvillohet, në veçanti, një luftë informative në të gjitha frontet. Kësaj lufte i është bashkangjitur edhe gazeta e dëgjuar austriake "Die Kronen Zeitung". Ajo ka përdorur fotoshopin (photoshop) në reportazhet e saj për luftën në Siri.
Vendet perëndimore, kryesisht Shtetet e Bashkuara, po përpiqen të bindin Moskën për t'i dhënë azil politik Bashar Al-Assadit.
Ish-Presidenti i Gjeorgjisë Eduard Shevardnadze shprehu pendesën e vet para popullit gjeorgjian për gabimin kryesor të jetës së tij - transferimin e pushtetit në duart e Udhëheqësit të tanishëm gjeorgjian Mikhail Saakashvili. Ai e quajti këtë një "mëkat" para popullit të vet dhe i kërkoi "një mijë herë" falje atij.
Publikimet e mëparshme
1 2 3 4 5 6 7 8 9 10 11 12 13 14 15 16 17 18 19 20 21 22 23 24 25 26 27 28 29 30
Shtator 2017
Kalendari i ngjarjeve
Shtator 2017
1
2
3
4
5
6
7
8
9
10
11
12
13
14
15
16
17
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30